E Diel, 1 Nëntor 2026

Papandreu kërkon kushte të pranueshme në kredimarrje

Kryeministri i Greqisë, Jorgos Papandreu kërkoi kushte të pranueshme gjatë lëshimit të kredisë e cila do të përdorët si ndihmë për të nxjerrë vendin nga kriza e rëndë financiare.
"Qeveria po zbaton një program mjaft ambicioz dhe angazhimet po japin rezultate. Greqia dëshiron kujdes për angazhimet e saj dhe kohë, që është gjëja më e shtrenjtë në këtë krizë", deklaroi Papandreu.

Kryeministri grek sqaroi se qeveria greke është përgatitur të ndërmarrë masa të dhimbshme dhe të bëjë ndryshime të thella strukturore në raport me institucionet dhe ekonominë e vendit për daljen nga kriza.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›