Papandreu kërkon pakon e dytë të ndihmave

Kryeministri i Greqisë, Jorge Papandreu, u bëri thirrje partnerëve evropianë të veprojnë menjëherë, për t’i dhënë vendit të tij paketën e dytë të ndihmave, ashtu siç u ra dakord në takimin e nivelit të lartë të BE-së.
Në një letër drejtuar Presidentit të Komisionit Evropian, Jose Manuel Barrosos, kryeministri grek theksoi se institucionet evropiane, vendet anëtare të BE-së dhe parlamentet e tyre, duhet të kalojnë tani në masa konkrete.
Bashkimi Evropian dhe FMN-ja miratuan muajin e kaluar një paketë tjetër huash urgjente prej 155 miliardë dollarësh për Greqinë, për ta ndihmuar këtë vend të paguajë borxhet, pasi paketa e parë e ndihmave, prej 160 miliardë dollarësh, nuk arriti të sillte ndonjë përmirësim të dukshëm të gjendjes së ekonomisë greke.