E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shqipëria zëvendëson Serbinë

Nga Express më 06 gusht 2011 në ora 19:30

Shqipëria është e aftë që të plotësojë kërkesat e tregjeve kosovare për produkte agro-ushqimore.

Në një prononcim për mediet, kryetari i Këshillit të Agrobiznesit Shqiptar, Enver Ferizaj, tha se fermerët shqiptarë duhet të përfitojnë nga embargoja reciproke mes Serbisë dhe Kosovës.

Sipas tij, bashkëpunimi bilateral Shqipëri-Kosovë do të sjellë një dyfishim në eksportin e produkteve bujqësore vendase drejt Kosovës.

Ferizaj tha gjithashtu se, falë marrëveshjes që nënshkruam pak ditë më parë në Prishtinë ndërmjet KASH dhe Aleancës Kosovare të Biznesit (AKB), do të rriten edhe investimet private në sektorin bujqësor të të dy vendeve, raporton gazeta Start.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›