E Shtunë, 31 Tetor 2026

Papandreu thirrje politikës shqiptare për dialog

Deklaratat e Papandreut u bënë në Parlamentin vendas ku u diskutua për politikën e Jashtme, teksa ka kërkuar nga klasa politike në Tiranë dialog konstruktiv për të gjetur një kompromis për të tejkaluar krizën politike.

Ai i bëri thirrje politikes në Shqipëri të tregojnë vetëpërmbajtje dhe të ndalin përshkallëzimin e dhunës, e cila i morri jetën tre personave dhe plagosi dhjetëra të tjerë. “Shqipëria nuk duhet të bjerë në fenomene dhune, është përgjegjësi historike e të gjitha palëve të tregojnë vetëpërmbajtje”, ka përfunduar Papandreu. /Shpëtim Zinxhiria/Athinë/

                                                                                             2011-01-25 11:13
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›