Papulias kërkonndryshime realepër daljen nga kriza
ATHINE- Presidenti grek, Karlos Papulias bëri thirrje për ndryshime real që vendi ballkanik të dilte nga kriza aktuale ekonomike, njoftuan burime të ndryshme.
"Që të ndodhë një ndryshim i vërtetë duhet të ndryshojë kultura jonë. Është koha të shihemi në pasqyrë", deklaroi Papulas gjatë festimeve të 185-vjetorit të mbrojtjes së qytetit Mesolongi nga sundimi turk.
"Shumë punë nuk varen prej nesh, por nga vendimet të cilat i miraton kryesia e BE-së. Disa, ndërkaq, janë kryesisht detyra jonë", shtoi Papulias.
''Shteti duhet të modernizohet që nga rikuperimi i ekonomisë deri te kthimi i besimit të qytetarëve te shteti'', theksoi ai.
(atsh/BalkanWeb)