E Shtunë, 31 Tetor 2026

Papunesia Bode perplaset me Sindikaten

/ /

Sipas kreut te saj Kol Nikolla vitin e fundit jane shtuar shume shkurtimet per arsye politike. Mes tij dhe ministrit te Financave Ridvan Bode nuk  munguan replikat e akuzat. Papunesia ne Shqiperi eshte 22-34 sipas rajoneve dhe sipas profesioneve por gjithnje duke quajtur te punesuar edhe ata qe jane punetore sezonale apo punetore shtepie. Shifra e papunesise eshte 2 apo 3 here me e madhe ne Shqiperi sesa ajo qe jepet zyrtarisht. Nuk duket shume e vertete shifra qe 4 mije vete jane punesuar me shume sesa ne vitin 2009 ne 76 390 subjekte. Nga te dhenat qe ne kemi jane shkurtuar vitin e fundit 1300 arsimtare 1200 punonjes ne sektorin energjetik dhe 600 ne ate te naftes tha Kol Nikollaj kryetar i KSPSH-se. Ai shtoi se nga te dhenat qe ka Konfederata e Sindikatave pas marreveshjes PD-LSI ka arritur ne 20 numri i personave te punesuar ne administrate. Ata u jane drejtuar sindikatave per te zhvilluar gjyqet me qeverine. Pas ketij prezantimi reagoi ministri i Financave Ridvan Bode. Ai akuzoi Konfederaten e Sindikatave per bashkepunim me opoziten dhe abuzime me shifrat. Juve statistika mund te beni po u futet ne zyrat e Edi Rames dhe opozites mund te nxirrni statistika. Une marr te mireqene ate qe thote INSTAT-i. Kaq thote INSTAT-i ka rene niveli 0.8 per qind 0.8 them dhe une nuk thashe 1.7.tha Bode. Por nuk mungoi kunderpergjigja nga kreu i Konfederates se Sindikatave. Jo jo une skam lidhje as me Edi Ramen dhe as me Sali Berishen se Edi Rama thote jane 1 milion te papune. Une u besoj vetem personave qe na drejtohen ne si sindikate. Ju skeni te drejte te fyeni se ketu jemi te barabarte te gjithe. Kur te jeni tek Ministria e Financave flisni si te doni nuk po bejme ketu konference per Sali Berishen tha Nikolla. Ai shtoi se shume kompani po shkurtojne vendet e punes duke u justifikuar edhe me faktin se nuk kane marre parate pasi kane marre pjese ne investimet me fondet publike. Sipas Nikolles po abuzohet me fondet. Edhe kesaj deklarate iu pergjigj ministri Bode.
Ministria e Financave as bllokon dhe as merr fonde as vjedh fonde sipas gjuhes tende. Ajo ua jep te gjithe institucioneve per ti perdorur konform ligjit. Ne nuk percaktojme sa do te jete fondi i punesimit apo fondi i papunesise apo fondi i ndihmes ekonomike. Ne merremi me tavane buxhetore tha ministri i Financave. Nderkohe nga sa u be me dije problem mbetet rritja e numrit te te papuneve mbi moshen 45 vjec te cilet jane kryefamiljare. Sipas ministrit te Financave Ridvan Bode perjashtimi i kesaj kategorie nga tregu i punes eshte nje gabim qe ka kosto te larte. Kreu i Sherbimit Kombetar te Punesimit Thoma Mico prezantoi shifrat zyrtare te Ministrise se Punes. Ne fund te vitit 2010 shenonte 143 mije punekerkues te papune ose 2005 persona me pak se ne fund te vitit 2009. Niveli i papunesise ne fund te vitit eshte ne shifren 13.5 dhe gjate ketij viti jane regjistruar 51687 punekerkues te papune te rinj tha ai.

Statistikat

Konfederata e Sindikatave
22-34 niveli i papunesise ne Shqiperi

Ne vitin 2010 jane hequr nga puna
1300 vete ne sistemin arsimor
1200 punonjes ne sektorin energjetik
600 punonjes ne sektorin e naftes
20 e administrates ne sherbimin civil
shte rritur numri i te papuneve mbi 45 vjec kryefamiljare

Ministria e Punes
Ne fund te vitit 2010
143 mije punekerkues te papune
2005 persona me pak se ne fund te vitit 2009.
13.5 eshte niveli i papunesise
3000 subjekte me shume te inspektuara
51687 jane regjistruar punekerkues te papune te rinj

ZIRINA LLAMBRO

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›