E Shtunë, 31 Tetor 2026

Misho nga Vllaznia te Muka Bala e Hyka

Ndonese ne pamje te pare nuk te le pershtypjen e nje personi te shqetesuar kur ngulmon ne pyetje rreth situates se ekipit e con menjehere vemendjen tek pikat me te nxehta Muka prurjet e reja dhe ndeshja e radhes.
Muka - E kam takuar Devi Muken vetem nje here nje dite pasi isha prezantuar si trajner i Tiranes. Bisedova me ate dhe me tha qe kishte kemben e vrare dhe se nuk mund te luante. Nga ai moment nuk kam asnje informacion per te. Kam pyetur realisht per te ditur sesi po shkon rikuperimi i tij dhe se kur do te mund ta kem ne dispozicion por nuk me eshte dhene ndonje pergjigje konkrete dhe definitive ndaj nuk di se cfare tju them me shume se kaq ka konfirmuar trajneri bardheblu. Gjithsesi ai nuk e shikon problemin e vetem te ekipit te tij te mungesa e kapitenit. Problem per te ka qene edhe demtimi i Bales dhe gjendja gripale e Jahmir Hykes i rikuperuar plotesisht vetem nje dite para ndeshjes me Shkumbinin. 
Blerjet - Me pare me pyetet per Muken por duhet ta dini se nuk eshte i vetmi qe une nuk kam pasur mundesi ta kem ne dispozicion gjate kohes qe jam trajner i Tiranes. Edhe Balen per shembull e kam takuar vetem nje here dhe ai vazhdon te jete i demtuar dhe kam pershtypjen se do mungoje edhe ne ndeshjen e radhes. Po ashtu edhe Hyken te cilin deri dy dite para ndeshjes ndaj Shkumbinit nuk e kisha pasur asnjehere ne dispozicion pasi kishte qene me grip dhe vetem tani po e shikoj ne aksion. Pra le te themi qe nuk eshte se e kam marre Tiranen ne ditet e saj me te mira ka vazhduar Kersticevic. Me tej tekniku prek edhe temen e ndeshjes se radhes ne Shkoder te cilen e sheh si nje finale te vogel. Momentalisht Vllaznia eshte rivali yne direkt per ne Kupat e Europes ndaj gjykoj se ndeshja do vendose shume per te ardhmen tone. Skuadra ka ende disa probleme ne disa lojtare qe kane demtime por une shpresoj qe deri diten e ndeshjes te kem luksin  te hedh ne fushe nje ekip kompetitiv ka perfunduar trajneri.

LEONARD KARAJ

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›