E Shtunë, 31 Tetor 2026

Papunësia në SHBA do mbetet e lartë


Sekretari amerikan i Thesarit, Timothy Geitner thotë se ritmet e papunësisë në vend do të vazhdojnë të jenë tepër të larta për një kohë të gjatë. Një ditë më parë, Geitner tha në një intervistë televizive se bizneset do të fillojnë të hapin vende të reja pune, por se do të duhet kohë për të shlyer dëmin e shkaktuar nga recesioni. Ekonomia amerikane humbi mbi 8 milionë vende pune gjatë recesionit. Ritmet e papunësisë janë aktualisht në 9.7 për qind. Qeveria amerikane do të publikojë gjatë orëve në vijim një raport të ri për papunësinë. Ekonomistët thonë në komentet për shtyp se të dhënat do të tregojnë një shtim neto të vendeve të punës vetëm për të dytën herë që kur filloi recesioni. Një raport tjetër qeveritar i publikuar së fundmi, mbështet parashikimet e sekretarit amerikan të thesarit, Geitner. Departamenti i Punës tregon se numri i amerikanëve që aplikojnë për kompensimet e papunësisë, ka rënë pak gjatë javës së kaluar.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›