E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Iniciativat e njeanshme te PD per komision hetimi, minojne tryezen"

Deputeti i Partise Socialiste, Saimir Tahiri, deklaroi dje se asnje institucion tjeter nuk ka ne veprimtarine e tij kushtetuese hetimin e zgjedhjeve, hetimin e zbatimit te ligjit zgjedhor apo hartimin e rekomandimeve dhe nismave ligjore per te permiresuar kete situate duke parandaluar perseritjen e manipulimeve ne te ardhmen. "Te hetosh manipulimin e zgjedhjeve, te hetosh nepermjet provave te padiskutueshme nese manipulimi zgjedhor vjen si pasoje e nje sipermarrjeje te organizuar apo fenomen spontan, te hetosh se si mund te permiresohet kjo gjendje eshte nje tager absolut dhe prerogative e padiskutueshme e kuvendit nepermjet nje komisioni parlamentar", deklaroi Tahiri. Sipas tij, cdo skeme tjeter e mazhorances per te anashkaluar hetimin e plote e te vertete te zgjedhjeve te 28 qershorit nga ana e opozites do te minoje perfundimisht tryezen e dialogut mes paleve. Dhe ky moment, sipas deputetit socialist, do te percaktonte largimin perfundimtar te kryeministrit Berisha. "Duhet theksuar se cdo iniciative e njeanshme e mazhorances per te hetuar vete ajo zgjedhjet do te jete antikushtetuese dhe do e minoje njehere e mire tryezen e dialogut mes paleve", theksoi Tahiri.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›