Shefi i EULEX: Trafiku i organeve, gati ta zbardhim
Yves de Kermabon, shefi i Misionit të Bashkimin Evropian për Drejtësi dhe Rregull në Kosovë, u shpreh dje i gatshëm për të zbardhur të vërtetën mbi akuzat e ngritura nga Karla del Ponte, ish-kryeprokurorja e Tribunalit Ndërkombëtar të Hagës. Kjo e fundit dëshmoi për ekzistencën e trafikut të organeve të qenieve njerëzore gjatë kohës së luftës në vitin 1999 në Kosovë. "Jemi të gatshëm për të nxjerrë në dritë të vërtetën", u shpreh Yves de Kermabon. Kjo deklaratë u bë gjatë konferencës së përbashkët për shtyp me ministrin tonë të Drejtësisë, Alibeaj, pas takimit të tyre të djeshëm në Tiranë.