"Paqe në Lindjen e Mesme, ose luftë vitin që vjen"
Amerikanët po i japin duart
e fundit një plani shumë të
madh dhe ambicioz paqeje
në lidhje me Lindjen e Mesme, që
synon t‘i japë fund një konflikti
të përgjakshëm mes hebrenjve e
palestinezëve, i cili ka 60 vjet që po
zgjat. Njoftimi është bërë i ditur nga
Mbreti i Jordanisë, Abdullah, i cili po
jep në këtë plan kontributin e tij për
t‘i bërë palët bashkë. Administrata e
Obamës po synon realizimin e një
plani gjithëpërfshirës paqeje, që do
t‘i jepte fund jo vetëm konfl iktit mes
Izraelit dhe palestinezëve, por edhe
çështjeve delikate mes Sirisë dhe
Libanit. Sipas Mbretit Abdullah,
dështimi i arritjes së këtij plani do
të ishte fatal dhe ndoshta pas kësaj
Lindja e Mesme mund të kridhej
në një konfl ikt të rëndë. "Nëse do
të vonojmë bisedimet e paqes,
atëherë e them me bindje se do të
lindë një tjetër konfl ikt mes arabëve
dhe Izraelit dhe kjo do bëhet 12-18
muajt e ardhshëm. Detajet e këtij
plani do të bëhen të ditura në lëvizjet
diplomatike që pritet të zhvillohen
gjatë këtij muaji. Ndër takimet
më të rëndësishme mendohet të
jetë ai mes Presidentit amerikan,
Obama, dhe Kryeministrit izraelit,
Natanjahu, në Uashington, javën
e ardhshme. Iniciativa do të jetë
edhe hapi konkret i premtimeve
të bëra nga Obama për një plan të
madh dhe gjithëpërfshirës paqeje
në Lindjen e Mesme. Më pas mund
të organizohet një konferencë
paqeje me pjesëmarrjen e të gjitha
palëve në konflikt në muajt korrik
apo gusht. Një plan ambicioz i
përmasave të tilla nuk është shfaqur
kurrë, që nga tentativat e bëra
në vitin 1991, kur administrata e
Bushit bëri bashkë të gjitha palët
në konfl ikt në Lindjen e Mesme në
një konferencë në Madrid. "Ajo për
të cilën ne po fl asim, nuk është ulja
e Izraelit dhe palestinezëve në një
tryezë, por ulja e të dyja palëve përballë
njëra-tjetrës, me qëllimin për
të rënë dakord e jo për të humbur
kohë në retorika boshe", deklaroi
Mbreti jordanez, që ka diskutuar
planin në Uashington një muaj më
parë me Obamën. Ai shtoi se nëse
Obama nuk do ta mbante premtimin
e tij për paqe, kredibiliteti i tij
do të zhbëhej brenda pak çastesh.
Qeveria izraelite ka refuzuar deri
më tani çdo lloj lëvizjeje që të çon
drejt krijimit të një shteti palestinez,
por Mbreti Husein ka këmbëngulur
që kjo duhet të ndodhë pasi edhe
vendet arabe ta kenë njohur shtetin
e Izraelit.
e fundit një plani shumë të
madh dhe ambicioz paqeje
në lidhje me Lindjen e Mesme, që
synon t‘i japë fund një konflikti
të përgjakshëm mes hebrenjve e
palestinezëve, i cili ka 60 vjet që po
zgjat. Njoftimi është bërë i ditur nga
Mbreti i Jordanisë, Abdullah, i cili po
jep në këtë plan kontributin e tij për
t‘i bërë palët bashkë. Administrata e
Obamës po synon realizimin e një
plani gjithëpërfshirës paqeje, që do
t‘i jepte fund jo vetëm konfl iktit mes
Izraelit dhe palestinezëve, por edhe
çështjeve delikate mes Sirisë dhe
Libanit. Sipas Mbretit Abdullah,
dështimi i arritjes së këtij plani do
të ishte fatal dhe ndoshta pas kësaj
Lindja e Mesme mund të kridhej
në një konfl ikt të rëndë. "Nëse do
të vonojmë bisedimet e paqes,
atëherë e them me bindje se do të
lindë një tjetër konfl ikt mes arabëve
dhe Izraelit dhe kjo do bëhet 12-18
muajt e ardhshëm. Detajet e këtij
plani do të bëhen të ditura në lëvizjet
diplomatike që pritet të zhvillohen
gjatë këtij muaji. Ndër takimet
më të rëndësishme mendohet të
jetë ai mes Presidentit amerikan,
Obama, dhe Kryeministrit izraelit,
Natanjahu, në Uashington, javën
e ardhshme. Iniciativa do të jetë
edhe hapi konkret i premtimeve
të bëra nga Obama për një plan të
madh dhe gjithëpërfshirës paqeje
në Lindjen e Mesme. Më pas mund
të organizohet një konferencë
paqeje me pjesëmarrjen e të gjitha
palëve në konflikt në muajt korrik
apo gusht. Një plan ambicioz i
përmasave të tilla nuk është shfaqur
kurrë, që nga tentativat e bëra
në vitin 1991, kur administrata e
Bushit bëri bashkë të gjitha palët
në konfl ikt në Lindjen e Mesme në
një konferencë në Madrid. "Ajo për
të cilën ne po fl asim, nuk është ulja
e Izraelit dhe palestinezëve në një
tryezë, por ulja e të dyja palëve përballë
njëra-tjetrës, me qëllimin për
të rënë dakord e jo për të humbur
kohë në retorika boshe", deklaroi
Mbreti jordanez, që ka diskutuar
planin në Uashington një muaj më
parë me Obamën. Ai shtoi se nëse
Obama nuk do ta mbante premtimin
e tij për paqe, kredibiliteti i tij
do të zhbëhej brenda pak çastesh.
Qeveria izraelite ka refuzuar deri
më tani çdo lloj lëvizjeje që të çon
drejt krijimit të një shteti palestinez,
por Mbreti Husein ka këmbëngulur
që kjo duhet të ndodhë pasi edhe
vendet arabe ta kenë njohur shtetin
e Izraelit.