E Diel, 1 Nëntor 2026

Para dhe tetraplegjikët, në grevë urie ditën e hënë

Një grup pacientësh para dhe tetraplegjikë do të hyjnë në grevë urie ditën e hënë. Prej disa kohësh ata protestojnë rritjen e pagesës për paketën higjienike, rritjen e pagesës së kujdestarisë dhe dhënien falas të naftës. Mbi 15 veta para dhe tetraplegjikë do të hyjnë në grevë urie ditën e hënë. Prej disa vitesh ata kanë zhvilluar protesta, ku kërkojnë rritje të pagesës së kujdestarisë, rimbursimin e naftës dhe rritjen e pagesës për paketën higjienike. Pas protestave të vazhdueshme në muajin dhjetor, ata patën një takim me zv/kryeministrin Genc Pollo, i cili ju premtoi realizmin e kërkesave të tyre. Ndërkohë, Shërbimi Social ka nisur t‘ju japë statusin e invalidit dhe deri tani janë regjistruar për të marrë këtë status 4500 vetë.

Mybere Prizreni, kryetarja e shoqatës, tha se kërkojnë rritjen e kompletimit për paketën higjienike, rritjen e pagesës për personin kujdestar sa është aktualisht paga minimale, pagimin e sigurimeve shoqërore dhe dhënien nga shteti të plot 80 litrave naftë, pavarësisht nga çmimi që mund të ketë në treg.

Pas protestave që bënë vitin e kaluar, ata u takuan me Pollon më 8 dhjetor. Në takim ai u premtoi se të gjitha këto kërkesa do të realizoheshin dhe për këtë do të dilte një vendim qeverie në fund të vitit 2008, por që nuk u mor. Tani, para dhe tetraplegjikët do të hidhen në grevë deri në plotësimin e kërkesave të tyre.

Ndërkohë, këta pacientë po pajisjen nga Shërbimi Kombëtar Social me statusin e invaliditetit. Deri tani këtë status e kanë fituar 4500 persona, të cilët marrin pension invaliditeti. Sakaq, çdo tetra-paraplegjik ka nevojë për person kujdestar, që zakonisht është një person i familjes, i cili e shoqëron gjatë gjithë kohës.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›