Ura rrezikon shembjen, gërryhet lumi i Tiranës
Një urë që lidh lagjen "Shishtufinë" dhe lagjen "Ferraj", mbi lumin e Tiranës, rrezikon të shembet.
Gërryerja pa kriter e shtratit të lumit të Tiranës nga ekskavatorë të paligjshëm ka nxjerrë tri metra këmbët e urës që ndodheshin nën tokë. Kjo urë është e re. Ajo është ndërtuar 30 vjet më parë. Por sot gjendja e saj është e mjerueshme. Ndërkohë që atje pranë, edhe pse është një zonë e ndaluar për marrjen e materialeve inerte, një ekskavator vazhdon punën i qetë në shtratin e lumit dhe ngarkon kamionët.
Kryeplaku i lagjes "Ferraj" tregon në "Fiks Fare" se kjo situatë po përkeqësohet nga dita në ditë. Askush nuk e ka marrë mundimin që të ndalojë shkatërrimin e shtratit të këtij lumi, i cili rrezikon jetën e banorëve. Sipas kryeplakut të lagjes "Ferraj", mbi këtë urë kalojnë makina të tonazhit të rëndë, madje edhe tanke të repartit ushtarak që ndodhet në atë zonë. Duke parë gjendjen e këmbëve të urës, ajo rrezikon të shembet. Ndërkohë që të gjitha institucionet, të cilave u janë drejtuar banorët, heshtin.
Në shtratin e lumit të Tiranës nuk është licencuar asnjë firmë për të tërhequr materiale inerte.
Në Komunën Zall-Herr, në fshatin Pinar, kanë rrëshqitur 2 dynym tokë për 1 muaj, për shkak të gërryerjeve të vazhdueshme që i janë bërë lumit Tërkuzë nga firmat inerte, të cilat zhvillojnë aktivitet të paligjshëm në atë zonë.
Megjithëse lumi i Tiranës në Vendimin e fundit të Këshillit Kombëtar të Ujërave është shpallur zonë ku ndalohet rreptësisht gërryerja, askush nuk është në gjendje që të ndalojë dhe penalizojë ekskavatorët e firmave të shumta inerte, të cilët tërheqin material përgjatë këtij lumi.