Paraburgimi, Sefgjini mori 28 mln lekë
Arben Sefgjini, kreu aktual i Tatimeve, i cili ndodhet në “arrest shtëpie”, i akuzuar për rrëmbimin dhe zhdukjen e Remzi Hoxhës, ka përfituar 28 milionë lekë dëmshpërblim për të njëjtën çështje, katër vjet më parë.
Fatos Mahmutaj
Gjykata e Tiranës me vendimin numër 6447 të 23 dhjetorit 2004, u ka dhënë ish-drejtorit të SHIK-ut për degën e Tiranës, Arben Sefgjini dhe ish-inspektorit Budjon Meçe nga 28 milionë lekë, kompensim për 373 ditët e kaluara në paraburgim. Nuk dihet nëse Sefgjini e Meçe e kanë tërhequr apo jo këtë shumë, por sipas vendimit të gjykatës, atyre u është llogaritur 150% çdo ditë e kaluar në qeli, ndërsa për çdonjërën prej tyre kanë përfituar 50 mijë lekë të vjetra. Gjykata ka argumentuar në vendim se Sefgjini dhe Meçe qëndruan në qeli nga 21 maji 2003 deri më 28 maj 2004, ndërsa një muaj më vonë Prokuroria ka vendosur pushimin e çështjes për këta. Ndërsa Avni Koldashi, ish-shef i bazës së vëzhgimit, ka përfituar nga gjykata vetëm 9.25 milionë lekë të vjetra, pasi ai qëndroi vetëm 6 muaj në qeli dhe pastaj u lirua, ndërsa paraburgimi, ndryshe nga Sefgjini dhe Meçe, iu llogarit me 100%. Kështu që ai mori përfitim vetëm për 185 ditë paraburgim, aq sa vuajti realisht, nga 21 maji 2003 deri më 22 nëntor të atij viti. Dy ditë më parë, në Gjykatën e Krimeve të Rënda, Koldashi pohoi se ishte i pafajshëm, ndërsa rihapja e procesit dhe vendosja e masës së sigurisë “arrest shtëpie” për të, kishte prapavijë politike. Por ndryshe nga kjo, në vendimin gjyqësor për dëmshpërblimin e Koldashit, përfaqësuesi i Avokatit të Shtetit ka kërkuar rrëzimin e padisë, duke pretenduar se paditësi nuk ka bashkëpunuar me organin e akuzës për zbardhjen e çështjes.
Torturimi i Remzi Hoxhës
Më tej përfaqësuesi i shtetit në këtë proces ka deklaruar në seancë se Koldashi ka qenë prezent në kryerjen e veprimeve ndaj Remzi Hoxhës, por ka deklaruar se ka vepruar nën urdhrat e eprorëve të tij, duke mos pranuar akuzën e ngritur nga Prokuroria. Por këtë pretendim të Avokatit të Shtetit, i cili siç duket ka marrë nga dosja hetimore, e ka rrëzuar gjykata me argumentin: “Eshtë i pabazuar në ligj”. Gjyqtari i çështjes ka pohuar në vendim, se në bazë të ligjeve është përcaktuar përjashtimi që personi nuk përfiton nga e drejta për kompensim për burgim të padrejtë, kur vërtetohet se vendimi i gabuar, ose moszbulimi në kohën e duhur i faktit të panjohur, është shkaktuar tërësisht ose pjesërisht nga i pandehuri. “Gjatë shqyrtimit gjyqësor nuk u provua që i pandehuri të ketë kryer ndonjë veprim që të determinojë vendimin e gabuar të organit të akuzës. Për rrjedhojë, pretendimi i të paditurit, Drejtorisë së Thesarit, Dega Tiranë, për rrëzimin e kërkesë-padisë është i pabazuar në ligj”, ka argumentuar gjykata. Gjatë shqyrtimit të padive të Sefgjinit, Meçes dhe Koldashit, gjykata ka argumentuar se këta janë ndaluar më 21 maj 2003, nga oficeri i Policisë Gjyqësore të dyshuar për “torturë me pasoja të rënda” dhe “rrëmbim e mbajtje peng personi” në bashkëpunim. Në bazë të kësaj gjykata ka vendosur masën e “arrestit në burg”, ndërsa më 28 maj të vitit pasardhës po kjo gjykatë ka vendosur të revokojë masën e sigurimit dhe lirimin e menjëhershëm të Sefgjinit dhe Meçes, ndërsa Koldashi ishte liruar 6 muaj më parë. Më 1 korrik 2004, Prokuroria ka vendosur pushimin e procedimit penal për mungesë provash në lidhje me akuzën “torturë me pasoja të rënda në bashkëpunim”, ndërsa për “shpërdorim të detyrës” e “torturë” çështjet janë pushuar, pasi janë amnistuar më 27 mars 1997.