Tiranë, trafikanti arrestohet i maskuar si agjent i Antiterrorit
TIRANE - Arrestohet i maskuar si agjent i antiterrorizmit i dënuari me 15 vite burg për trafikimin dhe shfrytëzimin për qëllime prostitucioni në rrethana rënduese të një vajze në vitin 2000.
Ardian Ukaj, person në kërkim, u është prezantuar efektivëve të policisë që bënë arrestimin e tij si specialist i Luftës Kundër Terrorizmit dhe Krimit të Organizuar pranë një qendre studimesh. Sipas burimeve, Ardian Ukaj, 27 vjeç, banues në Tiranë, është arrestuar në flagrancë mbrëmjen e së enjtes në rrugën e Elbasanit, pranë shkollës së gjuhëve të huaja “Asim Vokshi”. Ndalimi i tij është bërë pasi ai i ishte shmangur patrullës së policisë që ndodhej në zonë. Mësohet se 27-vjeçari akuzohej në një proces gjyqësor që prej vitit 2002, pas një denoncimi të bërë nga një minorene. Ajo kishte denoncuar se Ardian Ukaj e kishte mashtruar dhe më pas e kishte trafikuar dhe shfrytëzuar në Itali. Ukaj ishte arrestuar një herë për këtë denoncim më 29 korrik të vitit 2002 nga policia e Tiranës dhe më pas ishte liruar. Pesë vite më vonë, ai është dënuar për këtë krim. Mbrëmjen e të enjtes, sipas burimeve të policisë, ai ka qenë pranë një lokali, kur efektivët e policisë së Komisariatit nr.2, i kanë kërkuar të ndalonte për një kontroll rutinë. Ukaj nuk ka pranuar dhe ka vazhduar të ecë me shpejtësi me mjetin e tij, me qëllim për t’iu shmangur policisë. Por postblloqet e ngritura e kanë bllokuar të kërkuarin pranë shkollës së mesme të gjuhëve të huaja, në rrugën e Elbasanit. Pasi është ndaluar mjeti dhe është kërkuar të kryhet kontrolli i makinës “Ford” me targa TR 5414 P, Ardian Ukaj iu është prezantuar efektivëve të policisë me emrin Astrit Xaka, me moshë 30 vjeç. Për më tepër ai është prezantuar si specialist pranë qendrës së Studimeve të Luftës Kundër Terrorizmit dhe Krimit të Organizuar. Madje, sipas burimeve të policisë, ai kishte edhe dokumente identifikimi me emrin Astrit Xaka, në të cilat thuhej se ai ishte specialist në këtë qendër. I kërkuari kishte edhe një certifikatë identifikuese me emrin e qendrës dhe vulën e saj. Këto dokumente i janë bllokuar të kërkuarit dhe ai bashkë me mjetin e tij janë dërguar në ambientet e Komisariatit nr.2 për verifikim, pasi besohet se janë të falsifikuara. d.b