Operoi tiroidet, mjeku i dëmton kordën e zërit
Edhe pse Afrim Kadiu, 34-vjeçari nga fshati Gurrë e Madhe në Mat është ende gjallë, njerëzit e tij të afërm nuk i mbajnë dot lotët.
BURREL/ ENVER DOÇI
Ai është operuar dy vjet më parë në spitalin “Nënë Tereza” në Tiranë, ku mjeku Medi Agolli ka kryer ndërhyrjen për gjëndrat tiroide. Pas operacionit të parë gjendja shëndetësore e Kadiut erdhi duke u përkeqësuar, pasi sipas familjarëve gjëndrat iu shfaqën sërish. Ata e dërguan sërish për vizitë te mjekët specialistë dhe i njëjti mjek vendosi ta operonte përsëri. Mirëpo kjo ndërhyrje kirurgjikale ishte fatale për Afrim Kadiun. Dalja e tij nga salla e operacionit ka sjellë lot e dhimbje tek të afërmit. Askush nuk arrinte të komunikonte me të. Djali matjan, vetëm 32 vjeç në atë kohë kishte humbur zërin. Përpjekjet për të komunikuar me mjekun që e kishte operuar ishin të kota. Ai u shmangej familjarëve dhe kur të afërmit arrinin ta takonin sugjeronte ta dërgonin jashtë vendit për kurim. Gjendja aktuale e Kadiut është shumë e rëndë. Frymëmarrja i është bllokuar dhe në pjesën e sipërme të trupit është ënjtur shumë. Herë pas here vëllai i tij, Shkëlqimi e dërgon në spitalin e Burrelit, ku pasi merr mjekimin e nevojshëm bëhet më mirë, por dhimbja rikthehet sërish. Një muaj më parë familja Kadiu, në emër të gjendjes së rënduar të Afrimit, të 3 fëmijëve të vegjël të tij, të gjendjes ekonomike iu dërgon letra autoriteteve më të larta të shtetit. Letra e fundit i është drejtuar znj.Liri Berisha, së cilës i kërkojnë ndihmë për të ndërhyrë që Afrimi të mund të trajtohet jashtë vendit. Në emër të tij, familjarët i kanë shkruar zonjës së kryeministrit, duke i thënë se: “Jam i sëmurë prej vitit 2006. U jam nënshtruar 2 operacioneve për gjëndrat tiroide në Tiranë. Operacionin e parë e kam bërë më 7 shtator 2006 dhe të dytin më 28 dhjetor të po atij viti. Pra, brenda tre muajve kam bërë dy operacione. Që nga ajo kohë e deri më sot kam shkuar vazhdimisht tek specialistët në Tiranë, sipas rekomandimeve të tyre dhe kam marrë normalisht terapinë e tyre, por duke parë veten time që sëmundja po më rëndon dita-ditës, bile me kriza më të forta, detyrohem t’ju bëj Juve një kërkesë për kurim jashtë vendit, pasi siç e përmenda më lart, jam shumë i sëmurë. Mbetem me shpresë se kjo kërkesë do të merret në konsideratë nga ana Juaj”.
Familjarët kanë dërguar dokumentacionin mjekësor të Afrimit në një klinikë turke dhe prej andej kanë marrë garanci se mund të kurohet dhe gjendja e tij mund të përmirësohet. Shkëlqim Kadiu, vëllai i të sëmurit Afrim Kadiu, duke folur për pamundësinë financiare për ta dërguar vëllain për kurim në Turqi, thotë se “as paratë e gjithë fshatit nuk mjaftojnë për t’i shpëtuar jetën vëllait tim. Vetëm shteti mund të na vijë në ndihmë, për t’i shpëtuar jetën Afrimit dhe për të mos lënë 3 fëmijë jetimë”.
Shkëlqimi: Nëse vëllai vdes, do hakmerremi
Vëllai i Afrimit Kadiut, Shkëlqimi nuk e ka problem të deklarojë, madje në sy të vëllait se do të hakmerret ndaj mjekut Medi Agolli nëse Afrimit i ndodh diçka e keqe. “Ia kam bërë të ditur mjekut që më operoi dy herë vëllain. I kam thënë të mendohet mirë. Nuk ia kisha për borxh t’i humbte zërin Afrimit. Ai është vetëm 34 vjeç dhe jetën e ka përpara. Pas operacionit të dytë ky mjek as nuk na afrohej. Kur na shihte, ikte. Harroi se ne e kemi paguar dhe se ishte ai që na garantoi se, pas operacionit të dytë Afrimi do të bëhej më mirë. Jo shëndeti i atij nuk ndryshoi për mirë, por vëllai lufton me vdekjen”. Sipas Shkëlqimit, në një takim të fundit që ka pasur me Medi Agollin i ka thënë troç: “Mos na mendo pa mbështetje. Sikur vetëm një njeri të mbetet në fisin tim. Ju keni për ta paguar atë që i keni bërë vëllait. Nëse ai nuk i shpëton vdekjes, jeta e Afrimit do të jetë e barabartë me jetën tuaj”.