E Shtunë, 31 Tetor 2026

Paradigma e Shqiptarit Negativ, edhe nga “turistja” Edith Durham

Nga Nik Leshai

(Vijon nga numri i kaluar)

Edith Durham, të cilën ne e quajmë studiuese dhe antropologjiste, por bota i kategorizon librat e saj si "shënime udhëtarësh", shkruan se në një fshat shqiptar ajo takoi njerëz të cilët i kishin tiparet kaq të deformueme (simbas asaj) dhe të zeza sa ishin pothuaj zezakë. Ajo i quan këta njerëz “tipi i vogël dhe i zeshkët shqiptar”. Sipas Durhamit kjo zezakësi shqiptare rrjedh prej faktit se shqiptarët në këtë zonë nuk kanë pasë “Perziemje gjakut me sllavët”. Këta njerëz “të vegjel, tipa të zi, krye rrumbullakët, fëtyre shkurtë dhe me mollëza të gjana, flokë the sy kafe, gradojne në erresinë e lëkurës deri në afërsi me zezakët”. Vetullat e këtyne shqiptarëve të zi zgjaten drejt njana tjetrës aqë shumë sa pothuaj “bashkohen mbi hundë”. Simbas asaj ky popull tipik asht ndryshe prej tipit të bardhë/bjond (fair) që ajo ka ndeshë në Malci të Madhe. Mbretnesha ose........... e Maleve shkruan se, Malcorët trashëgojnë tipare të njerëzve fair (bardhe/bjond) sepse ata janë të përziem me shkje. Vëne re tekstin origjinal në anglisht:

“The characteristics of the small, dark type are: round head, face short and rather ëide across the cheekbones, broën hair and eyes, varying in darkness to almost black; eyebroës level, often nearly or quite meeting over the nose, ëhich is usually short and straight, maybe slightly aquiline, but never has the long, drooping point characteristic of the fair type of Maltsia e madhe….

I fancy there is no Slavonic admixture at all in the small, dark Albanian type. There are certainly no Slavonic place-names in the parts ëhere it predominates.” (High Albania, Edith Durham, 1909)

Kjo udhëtare angleze, pa njoftuni antropologjike, psikologjike, letrare, filozofike a të ndonji profesioni të përshtatshëm me interpretue karakterin dhe kulturën e një kombi, ka mbetë në histori si shkencëtare e Shpirtit të Shqiptarëve. Kjo ndodh vetëm në Shqipni. Ne e çojmë në qiell këtë turiste, aboslutisht të panjoftun në Angli, ndërsa ajo nuk ka as respektin ma të vogël për shqiptarët autokton ose shqiptarët e vegjël e të zi, siç i quan ajo.

Por ajo nuk asht e vetme. Para pak vjetësh një shkrimtare amerikane shkruante në një revistë amerikane se një shumicë shqiptarësh në rrethin a Kukësit, rreth 30% simbas asaj, nuk i kanë sytë e errët, gja që simbas asaj dëshmon mbeturinat e fiseve Kelte në Shqipni.

Ajo shkruan "probably one third of albanians have blue, gray or greene eyes, ëhich is probably a remnant of Celtic genes ëho roamed these regions for centuries”.

Këta shkrimtarë harrojnë një gja, se n.q.s. shqiptari origjinal nuk asht i bardhë, atëherë as Socrates, Sophocles, Plato dhe vetë bazat e civilizimit european nuk janë të bardha. Rracat deri me emigracionet mbas Luftes së Dytë Botnore kanë pasë vazhdimësi Kohore dhe Hapësinore. Aty ku kanë mbarue zezakët, kanë fillue arabët e hebrejtë, aty ku kanë mbarue arabët kane fillue të bardhët (grekët e sicilianët)

Biologjia socio-politike e shqiptarëve

Dikush mundet me thanë se ngjyra e syve, flokëve dhe lëkurës nuk kanë randësi. Gja që asht e vërtetë për disa dhe e pa-vërtetë për disa të tjerë. Por për këtë shkrim ngjyra natyrale e çfarëdo objekti, qoftë ai objekt edhe një person i gjallë, asht e parandësishme. Asht ngjyra socio-politike ajo që ka randësi. Shqiptarëve u asht dhanë një ngjyrë e zezë në aspektin socio-politik. Kështu çdo gja e bardhë, blue dhe e verdhë që simbolizon europjan "Arian" shihet si diçka e huaj në trupin e shqiptarit, ndërsa gjithçka e errët dhe e zezë që përfaqëson Perandorinë Myslimane shihet si autoktone shqiptare. Ky përshkrim i prototipit biologjik shqiptar bahet me qëllime specifike socio-politike, jo biologjike, as prej paragjykimeve fetare. Qëllimi asht me klasifikue shqiptarët si jo-europian, prandaj edhe asht esenciale me analizue kuptimin e kësaj tendencie të zezakësimit shoqnor të shqiptarëve..

Domethania e kësaj zezakësie shqiptare ka një kuptim specifik. Shqiptari nuk asht autokton në Shqipni, ai asht kolonizator i tokave të bardha europeane që ka ardhë në Ballkan gjatë pushtimit turk. Shqiptari asht turk, arab, jevg, gabel, magjyp, por jo i bardhë. Bardhësia e shqiptarit asht e mujtun vetëm, simbas Edith Durhamit, kur ai përzihet me shkjetë.

Kjo atëherë do t'u jepte të drejtë serbëve e Millosheviçit me na spastrue prej Kosovet e deri prej Shqipniet sepse simbas kësaj teorie na kena zaptue tokat e tyne gjate hyqymit të padishahit. Edhe grekët pretendojnë të njajtën gja për gjithë toskëninë, pra se toskënia asht tokë e pushtueme prej kolonizatorëve arabo-turq gjatë pushtimit osman. Kështu që edhe në sytë e grekëve krejt toskënia asht një përziemje arabësh, turqish, jevgjësh e magjypësh që simbas tyne ka pushtue Vorio Epirin. Kjo asht edhe teza e serbëve se kosovarët janë pushtues arabo-turq që kanë pushtue Kosovën, zemrën e Serbisë. Simbas këtyne tezave atëherë janë të vërteta thirrjet se Europa e Amerika po ndihmojnë terroristët tue ndihmue Kosovën, sepse simbas këtyne tezave, e gjithë Shqipnia qenka nji shtet i nji race të përzieme me fise jo-të-bardha (ashtu siç janë Puerto Rikanët në Amerikën Veriore) Edhe ata pak shqiptarë të bardhë që patën ekzistue në kohën para se Shqipnia me u pushtue prej turqeve, simbas kësaj teze, kanë mbetë të izoluem në malet shqiptare, ose kanë humbë se janë përzie me racën e zezë. Kjo përzuemja raciale, gjithnji simbas këtyne tezave, ka ba që shqiptarët me u tjetërsue si european dhe me ju bashkangjitë interesave të perandorisë turke, e cila e ka mirëpritë shqipninë, i ka dhanë asaj forcë dhe mandej Shqipnia e ka përdore këtë forcë për me qitë kosovarët prej Kosovet, grekët prej Toskniet, dhe malazezët prej Shkodret. Por e gjithë propoganda anti-shqiptare injoron ato ngjarje të vitit 1913, ku gjysma e Shqipnisë ju dha grekëve e shkjeve. Sikur Turqia t'a kishte dashtë Shqipninë ajo s'do t'a kishte coptue. Kësaj i duhet shtue edhe fakti se për 500 vjet Turqia nuk investoi në Shqipni në gja tjetër përveç kazermave ushtarake dhe xhamijave, ndërsa vazhdoi me mbledhë taksa dhe me marr në ushtri djemtë shqiptarë të cilët ndiqen diku në shkretinat e Arabisë të therrun si me qenë kafshë sakrificet.

Feja = Raca

Çdo shqiptar që jeton në Nevv York asht përballue me një person i cili e ka dvetë shqiptarin: A flet Arabisht.

Megjithatë, asht fakt biologjik, të paktën ishte para emigrimeve masive të 30 vjetëve të fundit, që tue fillue në Arabi, sa ma afër t'i afrohesh veriut/fiseve gjermanike, aq ma të bardhë dhe ma t'ë gjatë bahen njerëzit. Pse shqiptarët identifikohen me arabët? Pse jo greket? Qipriotët? Armenasit? Feja! Kjo asht përgjigja?! Feja. Asht e pamujtun për një njeri perëndimor me e konceptue një mysliman si të bardhë. Kështu që errësimi biologjik i shqiptarit vjen prej tendencisë me identifikue fenë me racën. Ky asht edhe parimi i këtyne shkrimtarëve "hulumtues" të racës shqiptare, të cilët po krijojnë imazhin e shqiptarëve si kolonizatorë të Ballkanit. Kjo pikëpamje na zhvatë neve vazhdimësinë Iliro-Shqiptare dhe na vesh pa-vazhdimësinë e nomadit dhe të uzurpuesit të Ballkanit me origjinë turko-jevge-arabe-vllehe.

Tash-për-tash duket se grekët s'mund të kenë pretendime rreth Toskënisë dhe se Kosova asht tashma de-fakto në periudhën post-serbe. Si atëherë ndikon ky zezakësim i vazhdueshëm i shqiptarëve? Errësina fizike që projektohet në tipin autentik shqiptar prej të huejve shitet me qëllim me identifikue shqiptarin me errësinen shpirtnore të terrorizmit, gangsterizmit, prostitucionit dhe injorancës.

Ky zezakësim i shqiptarëve ka për qëllim me krijue një shtresë të ulët në Ballkan e Europë, e cila do të përdoret për punë krahu, do të shfrytëzohet në punë që grekët e shkjetë i refuzojnë, ndërsa vajzat (e tash edhe djemtë e ri) do të shfrytezohen si objekte kënaqësiet seksuale ose si shërbëtore shtëpiash e restorantesh. Shqiptaret do të bahen rracë skllave e rracës sllave. Legacia e përshkrimit të shqiptarëve si racë e zezë prej Edith Durham vazhdon.

Robert Elsie dhe “Balozi i bardhë”

Sot Robert Elsie shkruen per authenticitetin tonë sikur ai me qenë vetë Lek Dukagjini. Në fjalorin e termave të librit të tij “Songs of Frontier Ëorriors” (SFË), Kangë Kreshnikësh ("KK") ai refuzon me e identifikue Gjeto Basho Mujin si hero i mitologjisë shqiptare. Ai jep vetëm referencë për emnin Mujo. Gjithashtu ai refuzon me identifikue Sokol Halilin si Sokol, dhe jep vetem referenca për Halil (SFË, 370). Arsyeja që ai refuzon me i identifikue këta dy emna kaq popullore në Malcinë e Madhe, Rugovë, Dukagjin e Kosovë asht se kjo do ta shtynte autencitetin e Epikës drejt burimeve shqiptare, çka asht e papranueshme për Elsien.

Në shpjegimin e Mujit, tue lanë mbas doret fjalën shqiptare me mujtë, Elsie thotë s’e emni Mujo vjen prej emnit Mustafë. (Ai e përmende kalimthi se shqiptarët thonë se emni Mujo/Muji vjen prej fjalës me mujtë, por e kalon këtë fakt si diçka të parëndësishme -natyrisht kur shqiptarët flasin për vetvetin s'u duhet vu mendja). Elsie shkruen se emni Gjeto asht huajtë prej fjalës turko-serbe ćetobaśha, kryetar cetet (se sa të afërta janë serbishtja e turkishtja dihet), ndërsa Basho asht marrë prej emnit BylykBashi, një titull turk.

S'parit, fjala çetë, pavarësisht se nga vjen, asht fjalë shumë e përdoreshme shqiptare dhe askush, me mend në krye, nuk ka si e ngatërron emnin Gjeto ose Gjekë ose Gjokë ose Gjon ose Gjin, ose Gjovalin, me emnin Çetë. S'dyti, pa përmendë se si u zhduk Bylyku prej emnit Bylykbash. Si u çkap bashi dhe ju ngjit çetes e kështu nga fjala çetë the bylykbash u formua emni Gjeto Basho Muji.

Çetë + Bylykbash = Gjeto Basho Muji ??!!!

S'treti, si u shkri Mustafa në Gjeton e Bashin?

S'katërti, si hini Bylyku në hierarkinë e çetave të Jutbinës pa sjellë me veti edhe oficerat e tjerë të ushtrisë turke? Sikur Çetat e Jutbinës me pasë përdorë hierarkinë turke të ushtrisë, atëherë ata do të kishin përdore edhe emna të tjerë eprorësh e vartësish ottoman dhe çetat nuk do të kishin jetue në kulla, në Lugjet e Verdha, por në gazerma turke pranë ndonjë lumi.

Një njohje kaq a mirë e shoqnisë turke nga ana e rapsodëve do të kishte sjellë edhe personazhe turke në Epikën Shqiptare. Por i vetmi personazh turko-arab asht Balozi i Detit, edhe ai asht vetëm personazh metaforik.

Ideja e Bajlozit personifikon njerëzit e zi që vinë prej detit (turqit) dhe kërkojnë taksa, venë, ushtarë, e vajza, gja që ashtë e vërtetë, sepse ushtria turke u ka dhanë të drejtë ushtarëve të vet me plaçkitë dhe me përdhunue gratë e vendeve të pushtueme, robinat siç i kanë quajtë ata. Një shembull i tillë asht edhe Pasha Boshnjak që u pat betue se: ose Malcia do t'i japin atij Norën e Kelmendit, ose ai do t'a bante Malcinë shkrumb e hi. Në një shembull tjetër edhe ma tragjik: në Kruje ekziston një vend i quajtun Guri i Vashës, ku vajzat krutane janë lidhë dorë për dore dhe kanë kërcye në humnerë në mënyrë që mos me ra në dorë të ushtarëve turq. Lidhja dorë-më-dorë asht shumë simbolike, sepse secila vajzë do të kishte mujtë me e lëshue dorën e vajzës që hidhej në humnerë dhe kështu me e pre vargun e vetëvrasjes kolektive, por vargu ka vazhdue deri sa të gjitha kanë ra në humnerë.

Por simbas Robert Elsie, Balozi nuk asht turk. Ai asht italian. Specifikisht Ambasador Italian. Ambasador! Gjergj Elez Alia në anën tjeter asht turk-simbas Robit. Tash pse Gjergji, nji turk, ka pasë emën katolik shqiptar nuk dihet. Por "humori" i Elsiet nuk mbaron me kaq; Balozi simbas Elsiet asht një Ambasador Venecian në Stamboll (SFË, 367). Natyrisht këtu na del faqe edhe një tjetër problem --Gjergji asht i Zi (turk), ndërsa Balozi i Zi asht i bardhë (italian). Kështu që titulli i kangës duhet me qenë jo Gjergj Elez Alia dhe Balozi i Zi, por Gjergji i Zi dhe Balozi i Bardhë. Gjithashtu asht e çuditëshme se si Ambasadori Venecian me shërbim në Stamboll paska ardhë në Shqipni e kërkue venë, gra dhe desh të pjekun. Me siguri që Ambasadori Venecian, pra Balozi i Zi i Robert Elsies, do të ketë qenë Bosi Origjinal Siqelian.

Shpjegimi i Elsiet për Balozin e Z në anglisht: "...the ëordbaloz derives from Ital. bailo, the title of the Venetian ambassador to the Sublime Port... (SFË 367)."

Shpjegimi i Elsiet për Gjergj Elez Aline në anglisht:".. Gurz Ilyaz, ëould seem to be an historical figure. He first appears in Turkish land registers as a landoëner in the year 1455... (SFË 369)."

Na jena me fat që Elsie nuk ka studiue heronjtë e tjerë, sepse ai do ta kishte qitë edhe Prenk Calin turk. Dhe kjo do të kishte qenë shumë e lehtë, sepse Prenk Cali âsht pas ardhs i Memës Smajlit. Robi do të gjente ndonjë idiot turk me mbiemnin Smajli dhe kështu Preka do të na bahej turk në duert e Robit.

Ku bjen Jutbina?

Simbas Elsiet Jutbina asht qyteti Udbina në Kroaci, afër Lumit Lika, 50 km në verilindje të qytetit të Zadarit. Po atëherë pse në SFË nuk përmendet as Zadari as Lumi Lika, por përmendet Kotorri, vendi ku ka qenë kufini i shkjeve para se m’u ul e me zhvatë tokat shqiptare përrreth Podgoricës e Tivarit. Gjithashtu përmenden Bjeshkët e Namuna dhe nallbanet e Shkodrës por jo të Zadarit.

Elsi e përshkruen Jutbinën si një vend mysliman, por për çudi në hartë ai e gjen Jutbinën në një vend katolik, në Kroaci. Si kanë jetue muslimanët dhe aget musliman në zemër të Kroacisë Katolike nuk shpjegohet.

Për ata që kanë lexue Kanget e Trimnisë/Epikën ata e dinë se Muji e Halili jetojnë në Lugje të Verdha dhe se Jutbina nuk asht ndonjë qytet tregtar apo bazë ushtarake turke buzë lumit, por emni i përbashkët i Lugjeve të Verdha ashtu si Malcia e Madhe asht emni i Përbashkët i shtatë Maleve --Hotit, Grudës, Kelmendit (plus Rugova, Vuthajt, Martinajt), Kastratit dhe Shkrelit, Trieshit, Kojes, Kuçit. Sikur Jutbina me qenë qytet, atëherë çetat e Jutbinës nuk kanë nevojë me shkue në qytet me ble as me mbathë kuajt. Gjithashtu kur shkjetë vinë në Jutbinë ata nuk ndalen as prej policisë së qytetit, as princit të qytetit, as pashës e as ushtarëve turq. Ata hyjnë në një zonë malore, e cila ruhet vetëm nga tradita dhe ligji i vendasve - Kanuni.

Në qoftë se Jutbina qenka nji qytet fushor pranë një lumit, atëhere ku janë anijet dhe ku asht porti. Prej ku erdhën Lugjet, që thjesht d.m.th. lugina në male. Prej ku erdhën Orët, Zanat e Shtojzovallet, të cilat jetojnë në pyje dhe jo pranë lumenjve fushorë. Po dhitë e egra si jetuekan ato në Jutbinë? -- Në Qytet? I paskan zbutë edhe dhitë e egra? Edhe do t'i mjelin me siguri! Dhe ushqejnë Robin me atë tamël bjeshke. Kjo mund të jetë arsyeja pse Robert Elsie asht i Çmendun.

Puna e dhive edhe mund të rregullohet. U duhet ndërrue emni në Dhi të Buta me brina Ashtit dhe jo Brina Arit... robi i zotit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›