Paradoksi, trualli në Vlorë e Sarandë vlerësohet sa një fshat i humbur në Veri
Harta e vlerës për qarkun e Vlorës, vlerat maksimale të tokës. Toka për ndërtim në Ksamil nuk vlen më shumë 3.6 mijë lekë
Erald Kapri
Harta e vlerës së tokës ka përfunduar edhe për qarkun e Vlorës, i cili përfshin dhjetëra komuna dhe disa bashki, si Vlora, Saranda, Delvina, Konispoli etj. Vlerat e truallit për këtë qark përcaktohen si të ulëta në krahasim me realitetin në këtë pjesë të bregdetit, shumë të lakmuar për të ndërtuar. Në shumë fshatra, që frekuentohen nga shumë turistë apo ku janë ngritur edhe hotele luksoze, vlera e tokës është në vlera qesharake. Për shembull, në komunën e Ksamilit vlera e tokës nuk i kalon 3.6 mijë lekë të rinj, apo në Nartë, që toka vlen vetëm 1.6 mijë lekë. Vlera të tilla të tokës japë parë edhe për fshatra për qarqet e mbyllura si Gjirokastra apo Kukësi. Harta është miratuar nga qeveria dhe ajo do të vlejë për çdo aksion të qeverisë si kompensimi i ish-pronarëve apo shpronësimet për qëllime ndërtimi nga ana e shtetit.
Harta
Në Bashkinë e Sarandës janë edhe vlerat më të larta të truallit, të cilat përsëri konsiderohen si vlera të ulëta. Bashkia e Sarandës është ndarë në 5 zona, ku zona e parë ka një vlerë prej 19561 lekësh, zona e dytë ka një vlerë prej 25479 lekësh, zona e tretë ka një vlerë prej 16 979 lekësh dhe zona e katërt ka një vlerë prej 17 427 lekësh. Njëkohësisht për pjesën periferike janë shënuar disa vlera si në Shelegar, ku trualli ka një vlerë qesharake prej 475 lekësh, në Metoq 1584, në Gjashtë 1425. Bashkia e Delvinës ka një vlerë për truallin prej 2638 lekësh, Bashkia Konispol ka një vlerë prej 2851 lekësh dhe në afërsi të Konispolit, në Ciflik, toka nuk vlen më shumë se 925 lekë. Komuna Ksamil ka një vlerë prej 3686 lekësh, Komuna Lukovë 2382 lekësh, ndërsa po në këtë komunë, fshati Borsh, ka një vlerë prej 2173 lekësh, Ninica prej 690 lekësh, Piqeras prej 2268 lekësh, Sasaj prej 1191 lekësh, Shën Vasil prej 1626 lekësh, Qazim Pali prej 2155 lekësh dhe Corraj prej 880 lekësh. Himara ende nuk ka një informacion dhe për këtë po punohet nga Agjencia e Pronave.
Në disa fshatra të frekuentuara nga turistët toka ka vlera të ulëta, si për shembull në Dhërmi trualli llogaritet 2281 lekë, Gjilekë 2348 lekë, Iliaz 989 lekë, Kudhër 503 lekë, Palas 1729 lekë, Pilur 671 lekë, Qeparo fshat 681 lekë dhe në Qeparo fushë 1526 lekë.
Tokat turistike
Burimet pranë ekspertëve të Qeverisë kanë bërë të ditur se janë në përfundim dhe të studimit për zonat turistike. Gjithsesi mësohet se në hartën për këto zona kanë lindur një sërë problemesh që lidhen me vjeljen e të dhënave prej strukturave përkatëse, qoftë ato private ashtu dhe ato shtetërore. Ndërsa shtohet se harta e çmimeve për këto zona janë të nevojshme jo vetëm për të përfunduar studimin, por dhe për t’i hapur rrugën e plotë nisjes së kompensimit fizik të ish-pronarëve. Prej qeverisë është deklaruar se në zonat turistike ka sipërfaqe toka të lira që do të shërbejnë për kompensimin. Ndërsa pa pasur një hartë përfundimtare mbi këto zona nuk mund të nisë dhe kthimi fizik. Gjithsesi, theksohet se gjatë muajit të ardhshëm do të kemi dhe vendimin final që do të mbyllë dhe diskutimin për hartën e pronave. Nga ana tjetër, në Parlament ka nisur dhe debati për të rishikuar dhe metodikën për hartimin e çmimeve të tokave, kjo pasi për deputetët çmimet shpesh janë dhe më të larta nga sa shiten tokat në tregun e lirë.
9 Prill 2008