Harta, si do të bëhet kompensimi për ish-pronarët
Ndërsa janë hartuar hartat e vlerës për të gjithë vendin, është bërë një hap para me përcaktimin e procedurave të shpërndarjes së fondit prej 5 milionë lekësh për të gjitha subjektet e shpronësuara. Tashmë pritet që Këshilli i Ministrave të marrë vendim në lidhje me këtë procedurë, duke vendosur njëkohësisht nisjen e regjistrimit të të gjithë ish-pronarëve pranë AKKP-së. Kjo e fundit ka bërë të ditur se ky proces do të përfundojë brenda qershorit të vitit 2008. Nga ky fond prej 5 miliardë lekësh pritet të përfitojnë të gjithë ata ish-pronarë, të cilët nuk kanë përfituar asnjëherë kompensim nga qeveria. Sipas projektvendimit, subjektet e shpronësuara, prona e të cilëve është e njohur e gjitha për kompensim dhe që nuk kanë përfituar nga kompensimet e mëparshme, të kompensohen, sipas radhës kronologjike të përcaktuara nga numri i vendimit sipas viteve. Vlera e kompensimit të jetë deri në 200 m2 të sipërfaqes së përcaktuar për kompensim, në bazë të çmimit të përcaktuar në hartën e vlerës së miratuar, sipas vendndodhjes së pronës që kompensohet. Ndërkaq, subjektet që kanë depozituar kërkesat e tyre në vitet 2006 e 2007 dhe vërtetojnë kryerjen e pagesës, nuk paguajnë tarifën e aplikimit për vitin 2008. Subjekti duhet të plotësojë dhe të paraqesë, pranë zyrës së AKKP-së në qendër, dokumentacionin e plotë. Në këtë dokumentacion përfshihet kërkesa për kompensim financiar, sipas një formulari model, deklaratën për pranimin e kritereve për kompensim sipas vendimit përkatës së Këshillit të Ministrave dhe kushte të tjera që lidhen me kriteret. Po ashtu, vendimin e Komisionit të Kthimit dhe Kompensimit të Pronave, ose Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave, për njohjen dhe kompensimin e pronës, së bashku me plan-vendosjen përkatëse, dëshminë e trashëgimisë, prokurën e posaçme, të nënshkruar nga të gjithë trashëgimtarët e ligjshëm, si tagër më se i nevojshëm të jetë edhe e drejta për të tërhequr vlerën financiare në emër të subjektit të shpronësuar. Në vazhdim subjekti duhet të dorëzojë fotokopjen e noterizuar të dokumentit të identifikimit (letërnjoftim, pasaportë) ose certifikatë lindje të personit, që ka prokurën e përfaqësimit si dhe mandatpagesën.
Harta, vlerat maksimale në Vlorë
Zona Vlera në lekë
Bashkia Sarandë
Zona 1 19561
Zona 2 25479
Zona 3 16 979
Zona 4 17 427
Shelegar 475
Metoq 1584
Gjashtë 1425
Bashkia Delvinë 2638
Bashkia Konispol 2851
Ciflik 925
Komuna Ksamil 3686
Komuna Lukovë 2382
Borsh 2173
Ninicë 690
Piqerras 2268
Sasaj 1191
Shën Vasil 1626
Qazim Pali 2155
Corraj 880
Himarë s’ka informacion
Dhërmi 2281
Gjilekë 2348
Iliaz 989
Kudhër 503
Palasë 1729
Pilur 671
Qeparo fshat 681
Qeparo fushë 1526
Vuno 1383
Bashkia Orikum 17867
Dukat fshat 1339
Dukat fushë 1978
Tragjas 1854
Radhimë 2143
Selenicë s’ka informacion
Komuna Novoselë 1726
Aliban 1463
Mifol 1478
Dellenjë 1301
Komuna Shushicë 1985
Bunavi 1479
Llakatund 1416
Ceprat 1571
Risili 1617
Komuna Armen 1062
Lubonjë 1509
Picar 1120
Karbunar 1230
Mesarak 1074
Komuna Vllahinë 1471
Kocul 1277
Mallkeq 1200
Pet 1370
Kropisht 1370
Peshkepi 1463
Komuna Sevaster 807
Dushkkarak 784
Ploc 958
Lezhan 876
Amonic 981
Komuna Qendër
Bestrovë 1802
Babicë e madhe 1236
Babicë e vogël 1617
Hoshtimë 1555
Kaninë 1633
Kërkove 1131
Nartë 1646
Sherishtë 1167
Panaja 1586
Zhyherinë 1502
Zvërnec 1617
Komuna Livadhja 1563
Sopik 1297
Pandalejmon 1462
Vagalat 982
Lefter Talo 1449
Gravë 1801
Qesarat 1077
Karroq 1172
Komuna Markat 878
Ninat 1011
Janjar 849
Komuna Xarrë 1077
Shkallë 1087
Mursi 1058
Vrinë 2079
Komuna Dhiver 1182
Memoraq 1030
Navaricë 1228
Dërmish 1182
Leshnicë e sip 1096
Leshnicë e posh 1134
Janicat 1125
Llupsat 1039
Komuna Aliko 943
Caush 929
Neohor 936
Rahullë 900
Pllakë 915
Jermë 886
Vargu i ri 908
Halo 1425
Dritas 1844
Komuna Finiq 716
Buronjë 770
Çlirim 786
Vrion 732
Karahaxh 1494
Bregas 1191
Blerimas 786
Bashkia Delvinë
Ballatat 1091
Vllahat 992
Rusan 1191
Leftehor 595
Kakodhiq 397
Sopot 546
Stjar 1191
Komuna Nesopotam 778
Kardhikaq 1301
Pecë 882
Muzinë 1463
Dhrovjan 1525
Krongj 716
Bistricë 1541
Brailat 1556
Sirikat 1494
Kostar 755
Fitore 786
Kranë 763
Ardhasovë 1489
Komuna Vergo 1027
Tatzat 794
Kalasë 1175
Fushë Vërri 1506
Senicë 1284
Kopacez 1074
Qafë Dardhë 1454
Bajkal 1144
9 Prill 2008