Paralajmërime provokuese
Ministri i Jashtëm i Serbisë, Vuk Jeremic, ka deklaruar se “paralajmërimet provokuese” për integrimin e pjesës veriore në institucionet e Kosovës, nuk i kontribuojnë qetësimit dhe stabilizimit të situatës, e cila, sipas tij, “është serioze dhe e ndërlikuar”.
Prandaj, sipas tij, kjo është një nga arsyet që Beogradi ka vendosur që në seancën e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara të përfaqësohet në nivelin më të lartë.
“Paralajmërimet provokuese të institucioneve ilegale në Prishtinë si dhe organizatave ilegale ndërkombëtare, siç është e ashtuquajtura Zyra Civile Ndërkombëtare, janë diçka që nuk mund ta qetësojnë dhe ta stabilizojnë situatën në terren”, ka deklaruar Jeremic, pas takimit me shefin e Diplomacisë çeke në Beograd, Jan Kohot.