Paralajmërimi; OSBE, KE, Reforma zgjedhore sa më shpejt
Shtyrja me një muaj e afatit të Komisionit parlamentar për hartimin e Kodit Zgjedhor, duket se nuk është pritur mirë nga faktori ndërkombëtar, i cili ka kërkuar më shumë efikasitet. Kreu i Prezencës së OSBE-së në Tiranë, Robert Bosch, tha se nuk është i bindur se në Kuvend do të ketë 30 për qind gra, ndërsa shefi përgjegjës për Shqipërinë në KE, Dirk Lange, u shpreh se duhet të veprohet më shpejt
Erald Kapri
Ndërkombëtarët kërkojnë që të veprohet me shpejtësi në lidhje me reformën zgjedhore e cila do të garantonte zgjedhje të lira dhe të ndershme në vitin 2009. Gjatë një vizite në zyrën civile në qytetin e Vorës, kreu i OSBE-së në Tiranë Robert Bosch dhe shefi i sektorit përgjegjës për Shqipërinë në Drejtorinë e Përgjithshme të Zgjerimit të Komisionit Evropian, Dirk Lange, u shprehën optimistë në lidhje me procesin e deritanishëm, por kërkuan që reforma zgjedhore të ecë më me shpejtësi. Në veçanti kreu i OSBE-së në Tiranë, Bosch, u shpreh skeptik në lidhje me përfaqësimin e gruas në politikë. Në Kodin Zgjedhor është sanksionuar tashmë se do të ketë 30 për qind gra kandidate, por sipas kreut të OSBE-së, kjo “nuk jep garanci për një pjesëmarrje të grave në Kuvend në nivelin 30 për qind”. Sipas Bosch, ky draft nuk jep shanse për një numër më të madh deputetesh në Kuvend si dhe i bëri thirrje politikës të reflektojë. “I bëj thirrje të gjithë liderëve të politikës që të përpiqen t'i afrohen sa më shumë synimit për një pjesëmarrje të grave në Parlament rreth 30%, sepse teksti që po diskutohet tani në tavolinë nuk jep asnjë lloj garancie të tillë. Me gjithë ecurinë e punës së komisionit të posaçëm, misioni i tij duhet të përfundojë sa më shpejt të jetë e mundur, duke arritur në të njëjtën kohë dhe konsensusin më të gjerë të mundshëm midis aktorëve të interesuar”, - tha ambasadori i OSBE-së në Tiranë, Robert Bosch. Nga ana tjetër, shefi për Shqipërinë në KE, Dirk Lange, u shpreh i bindur se procesi ka për të përfunduar para zgjedhjeve të ardhshme. “I kemi kërkuar qeverisë të punojë për kodin elektoral dhe është e nevojshme që ai të realizohet para zgjedhjeve që do të zhvillohen qershorin e ardhshëm. Ne u informuam për këtë dhe ka një pritshmëri që ai të përfundojë muajin e ardhshëm”, - tha Lange.
Procesi
Diplomatët ishin prezentë dje në Bashkinë e Vorës ku panë nga afër aplikimin e projektit të BE-së për modernizimin e regjistrit civil dhe sistemit të adresave. Zëvendësministri i Brendshëm Poni tha se “procesi i prodhimit të kartave të identitetit do të fillojë në fund të këtij viti”. Ai shtoi më tej se regjistri kombëtar i gjendjes civile do të përfundojë brenda muajit tetor. Në këtë vizitë, Lange dhe Bosch mbetën të kënaqur me ecurinë e këtij projekti. “Shqipëria duhet të sigurojë një regjistër civil të saktë dhe pajisjen me dokumente identifikimi sipas standardeve ndërkombëtare të gjithë votuesit, në një kohë të mjaftueshme para zgjedhjeve të ardhshme parlamentare”, - tha Dirk Lange. Ambasadori i OSBE-së Robert Bosch, shtoi se ky proces është i domosdoshëm për modernizimin e këtij shërbimi. “Prezenca e OSBE-së në Tiranë e sheh modernizimin e sistemit të regjistrimit civil në Shqipëri si një instrument të rëndësishëm për mbështetjen e procesit të reformës zgjedhore”, - tha Bosch. Bashkimi Evropian i ka akorduar qeverisë një fond prej 2.5 milionë eurosh për modernizimin e sistemit të adresave në vend.
Lange: Liberalizimi i vizave mund të bëhet vitin e ardhshëm
Shefi i sektorit përgjegjës për Shqipërinë në Drejtorinë e Përgjithshme të Zgjerimit të Komisionit Evropian, Dirk Lange, deklaroi dje se Shqipëria ka shumë shanse për të pasur një proces liberalizimi vizash me vendet e BE-së. “Ka një lehtësim të procedurave dhe do të mundohemi që ta përmirësojmë situatën. Ekziston një shans që mund të bëhet vitin e ardhshëm. Por, tani nuk mund të bëj parashikime", - tha Lange për mediat. Ai u shpreh optimist në lidhje me reformat e ndërmarra nga ekzekutivi si dhe shtoi se BE-ja mbetet e kënaqur me progresin e deritanishëm. Lange tha më tej se çështja e korrupsionit është ende një problem, por në këtë pikë, ka pasur një progres të ndjeshëm. “Jemi shumë entuziastë për momentin, pasi në këtë drejtim ka pasur disa elementë pozitivë. Gjithashtu duhet të shikojmë dhe nga kemi ardhur”, - shtoi më tej Dirk Lange.