E Diel, 1 Nëntor 2026

PLL: Mediat po ringjallin diktatorin

Legalistët denoncojnë fushatën mediatike që po i bëhet diktatorit Hoxha. PLL-ja shprehu dje indinjatën e thellë ndaj fushatës mediatike që po i bëhet 100-vjetorit të lindjes së ish-diktatorit Enver Hoxha. Kryetari i kësaj partie, Ekrem Spahia, deklaroi se "ashtu si shumica e shqiptarëve nuk jam impresionuar asnjëherë nga arroganca dhe apologjia e Nexhmie Hoxhës, qoftë edhe kur ajo ka mbajtur çizme të zeza, por ndihem i shqetësuar nga hapësira mediatike që u krijohet eksponentëve të regjimit komunist dhe angazhimit maksimal të një pjese të politikës dhe mediave pranë saj, për të sfumuar sa më shumë diktaturën dhe krimet ndaj popullit shqiptar". Spahia, në emër të PPL-së, i kërkoi Kuvendit të Shqipërisë që “në zbatim edhe të Rezolutës së Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, të vendosë në rend të ditës miratimin e ligjit "Për dënimin e krimeve të komunizmit", i cili duhet të jetë në proporcion dhe të ketë parasysh specifikën e krimeve të komunizmit të kryera në Shqipëri”. Sipas tij, pjesa e popullit shqiptar, e masakruar prej regjimit komunist, po pret me padurim prej 18 vitesh për ndëshkimin ligjor dhe moral të autorëve përgjegjës të gjenocidit komunist.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›