E Diel, 1 Nëntor 2026

Topalli, apel grave për mbrojtjen e shëndetit

Në kuadër të turit të saj “Gratë për gratë”, kryeparlamentarja u ndal dje në Myzeqe nga ku lëshoi një mesazh për gratë shqiptare për mbrojtjen e shëndetit. Mesazhi i Topallit ishte lufta kundër tumoreve dhe kancerit të gjirit në veçanti, ku çdo vit statistikat mjekësore shënojnë rreth 300 gra të sëmura, ku 200 prej tyre nuk arrijnë të mbijetojnë. “Për mua është shumë e rëndësishme dhe një kënaqësi e veçantë të jem këtu për të shprehur mbështetjen si kryetare e Kuvendit, por dhe si grua, e nënë dhe po ashtu, të qeverisë sonë, për t’ju sensibilizuar ju mbi dëmin e madh, që i shkakton shoqërisë sonë kanceri i gjirit, ky vrasës i madh i kohëve moderne. Kjo luftë do të jetë një kryqëzatë, që ne të mos kemi familje me nëna të sëmura dhe me fëmijët që vuajnë”, - u shpreh Topalli para qindra grave dhe vajzave të komunave Dermenas, Levan dhe Pojan.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›