E Shtunë, 31 Tetor 2026

Parandalohet vetëvrasja, tentoi të hidhet nga ura 50 metra e lartë

LIBRAZHD - Policia e Librazhdit parandaloi të enjten vetëvrasjen e një të moshuari, teksa ai po tentonte të vetëhidhej nga ura hekurudhore e Bushtricës, 50 metra e lartë. Burime zyrtare thanë se "grupi i punonjësve të policisë që ndodhej në shërbim pranë urës më të lartë në vend, e cila ndodhet në komunën Qukës të rrethit të Librazhdit, arriti të parandalojë vetëvrasjen e 70-vjeçarit M. Mirashi, banor në qytetin e Maliqit. Të njëjtat burime thanë se i moshuari u dërgua më pas në spitalin e Librazhdit, ku dhe po i nënshtrohet analizave neuro-psikiatrike. Mësohet se një grup hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve që kanë shtyrë 70-vjeçarin në këtë tentativë vetëvrasjeje.

8 Shkurt 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›