Vjenë, dështon tryeza OKB-BE për kompetencat në Kosovë
Takimi Ndërkombëtar për Kosovën, mes OKB-së dhe BE-së në Vjenë ka dështuar pa sjellë asnjë rezultat mbi qëndrimin e të huajve se çfarë pozicioni do të ketë UNMIK pas 15 qershorit, apo kur do të veprojë EULEX plotësisht në Kosovë.
Në takimin joformal të Vjenës, shefi i UNMIK-ut, Joakim Ryker ka deklaruar se çështja e vetme problematike mbetet sektori i sundimit të ligjit, përkatësisht vendosja e EULEX-it në Kosovë. Por ai konfirmoi se me 15 qershor UNMIK-u do ta ndryshojë rolin e tij. “UNMIK-u vazhdimisht ka ndryshuar në bazë të rrethanave në mënyrë pragmatike që mund të them se, do të vazhdojë të veprojë njësoj. Natyrisht se diçka do të ndryshojë pas 15 qershorit dhe ne do të përpiqemi të jemi sa më pragmatikë nën mandatin tonë. Gjithsesi, ne marrim udhëzime nga Nju Jorku”, tha Ryker sapo mbërriti në Prishtinë, ku u zhvillua një tjetër aktivitet ndërkombëtar për atmosferën që do të sundojë në Kosovë pas hyrjes në fuqi të Kushtetutës më 15 qershor. Dy pika kanë qenë ndër themeloret që ka diskutuar në takimin e djeshëm në Prishtinë në Grupin Drejtues për Kosovën: Zbatimi i paketës së Ahtisarit dhe prania ndërkombëtare pas 15 qershorit. Grupi i përbërë nga përfaqësuesit e Shteteve të Bashkuara, Britanisë, Gjermanisë, Francës, Italisë, Austrisë, Çekisë, Finlandës, Suedisë, Turqisë, Belgjikës, Danimarkës, Hungarisë, Sllovenisë dhe Zvicrës në takimin e tretë të tij që pas formimit është shprehur i kënaqur me zbatimin që po i bëhet paketës së Ahtisarit, por prania ndërkombëtare pas 15 qershorit ka mbetur ende e paqartë. Kryeministri Hashim Thaçi, i cili i është drejtuar këtij grupi për herë të parë që nga shpallja e pavarësisë, ka thënë se qartësia e pranisë ndërkombëtare pritet vetëm pas 15 qershorit. “Më 15 qershor do të hyjë në fuqi Kushtetuta; institucionet do t’i marrin kompetencat e veta, do të ushtrojnë autoritetin hap pas hapi në tërë territorin e Kosovës, me mbështetjen civile dhe ushtarake ndërkombëtare; do të ndodhë qartësia më 15 qershor dhe do të kemi rikonfigurim të ri, që është i mirëpritur nga institucionet e Kosovës”, tha Thaçi. Kreu i Grupit Drejtues për Kosovën, Peter Faith, ka shfaqur besimin se Zyra Ndërkombëtare Civile do të shtrijë funksionin e saj në tërë territorin e Kosovës. Edhe nënsekretarja amerikane e shtetit, Rosemari Di Karlo, vizitoi dje Prishtinën, ku pohoi se po zhvillohen bisedime intensive për të përcaktuar rolin që do të kenë Kombet e Bashkuara në Kosovë. “OKB-ja do të vazhdojë të jetë e pranishme edhe pas 15 qershorit, ditës kur hyn në fuqi Kushtetuta e Kosovës. Por ende nuk është vendosur se çfarë roli do të luajë UNMIK-u në të ardhmen”, pohoi ajo.