27 vendet e BE-së, unike për EULEX
Vendet e Bashkimit Evropian janë unike në qëndrimin për EULEX, kështu ka deklaruar përfaqësuesi i BE-së Iv De Kermabo.
“Nuk mendoj se UNMIK-u do të jetë edhe për një kohë të gjatë lojtari kyç në Kosovë. Sidoqoftë, unë nuk jam në dijeni se çfarë vendimi do të sjellë Sekretari i përgjithshëm i OKB-së. Ai është njeriu që duhet të vendosë për ndryshimet brenda UNMIK-ut. I përket atij që të përballet me gjendjen e pas 15 qershorit, kur në fuqi hyn Kushtetuta e Kosovës”, tha Kermabo. “Ne do të jemi të gatshëm që ta jetësojmë mandatin tonë”, tha Kermabo.