E Shtunë, 31 Tetor 2026

48 doganierë serbë japin dorëheqje

48 oficerë serbë kanë dhënë dorëheqjen nga Shërbimi Doganor i Kosovës. 

Sipas zyrtarëve të doganave, fillimisht këta oficerë kanë qenë të pezulluar nga puna për shkak të mosparaqitjes në vendin e punës, pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës më 17 shkurt. Zëdhënësi i Shërbimit Doganor të Kosovës, Adriatik Stavileci ka thënë se dorëheqja e tyre nuk paraqet problem. “Shërbimi Doganor ka hapur një konkurs për pranimin e oficerëve doganorë. Pavarësisht që 48 oficerë e kanë braktisur punën, Shërbimi Doganor i Kosovës ka pranuar një numër të madh të aplikimeve për punësim nga vetë minoritarët serbë”.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›