E Diel, 1 Nëntor 2026

Paraqitet kërkesë e anëtarësimit, Edvinit i shtohet cikli i dhimbjeve

TIRANE - Partia Socialiste ka përshëndetur formalisht dje aplikimin e Shqipërisë për marrjen e statusit të vendit kandidat për në Bashkimin Evropian gjatë vizitës që pritet që të zhvillojë sot kryeministri Sali Berisha në kryeqytetin e Çekisë, Pragë, ndonëse nuk ka mundur që të shmangë pakënaqësinë se pse kryesocialisti Edi Rama nuk mundi që të jetë protagonisti kryesor në këtë ngjarje historike.
“Më në fund Sali Berisha ka bërë atë ç’ka ne kemi sugjeruar e kërkuar që nga muaji Shtator i vitit të kaluar. Është vonë po më mirë vonë se kurrë. Në fakt ai bëri nëntë muaj me vonesë, atë që duhet ta kishte bërë më parë pa pritur fushatën elektorale”, deklaroi kryetarja e grupit parlamentar socialist, Valentina Leskaj.
Sipas saj themelore për integrimin, janë standardet, prova e parë janë zgjedhjet, garantimi i zgjedhje të lira e të ndershme si kushti i parë politik për një demokraci funksionale, si kriter i anëtarësimit në Bashkimin Evropian.
Megjithatë e vërteta mbi këtë çështje është paksa e ndryshme dhe gjithçka për selinë rozë vërtitej te protagonizmi personal i Ramës. Pjesëmarrës në forumin i politikës së jashtme dhe çështjeve të sigurisë, organizuar nga fondacioni “Friedrich Ebert”, do të deklaronte për herë të parë në korrik të vitit të kaluar që Shqipëria duhet të aplikojë për vendin kandidat për në Bashkimin Evropian. Këtë kërkesë Rama e arsyetoi me faktin se një vendim i tillë do të ndihmonte në anëtarësimin e vendit tonë në BE dhe do t’i jepte më shumë mundësi të rinjve të lëviznin lirisht. Sipas tij argumenti se Marrëveshja e Stabilizim-Asocimit nuk ishte firmosur ende nga të gjitha vendet anëtare nuk ishte pamjaftueshëm për të mos e ndërmarrë këtë hap.
Shpërthimi i krizës botërore dhe konsultimi me partnerët ndërkombëtarë për ta ndërmarrë këtë hap sapo të përfundojë faza e ratifikimit të MS-së nga parlamentet e vendeve anëtare
të BE-së bëri që qeveria ta shtyjë aplikimin për në fillim të vitit 2009. Përfundimi
i procesit të ratifikimit të MSA-së në 14 janar me vendin e fundit Greqinë hapi dritën jeshile për ndërmarrjen e një hapi të tillë. Megjithatë më parë duhet që të pritej aderimi zyrtar i Shqipërisë në organizatën e Atlantikut të Veriut (NATO) në samitin jubilar të 4 prillit të këtij viti.
Ndërkohë nga e selisë rozë po vërehej një nervozizëm dhe ndryshim i dukshëm qëndrimi. Herë duke u fshehur pas deklaratave të interpretuar keqas të faktorit ndërkombëtar mbi këtë çështje dhe herë në mënyrë vetjake përfaqësues të ndryshëm të PS-së u shprehën kundër aplikimit të Shqipërisë përpara zgjedhjeve të përgjithshme parlamentare të 28 qershorit me pretendimin se kjo do të përdorej si një kartë elektorale. Cinizmi mbërriti deri aty sa mediat pranë së majtë e emetuan si një “Scoop të pa paparë”, ngjashmërinë e teksteve të kërkesës zyrtare të aplikimit kroat dhe atij shqiptar, duke akuzuar madje për kopjim. Më shumë sesa të shqetësoheshin për kohën e këtij aplikimi segmentet mediatike pranë opozitës i hante meraku se pse “politika jonë nuk ka fituar origjinalitetin e saj pas 18 vitesh demokraci

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›