Parashikimi, OPEC: Nafta, 200 USD/fuçia
Duket se niveli i çmimit të naftës nuk ka prekur rekordin, pasi rritja e tij mund të arrijë deri në 200 dollarë për fuçi. Deklarata "bombë" është dhënë nga presidenti i OPEC, Chakib Khelil, sipas të cilit shkak është bërë dobësimi i monedhës amerikane. "Në çdo rast kur dollari bie me 1 për qind, çmimi i naftës për fuçi rritet me 4 dollarë. Nëse valuta e gjelbër amerikane do të forcohej me 10 për qind, çmimi i ‘arit të zi‘ do të ulej me 40 dollarë", nënvizoi Khelil, duke shtuar që oferta për karburant është e mjaftueshme dhe nuk përbën shkak për krizën e çmimeve.