Hidhet në short kërkesa për përjashtimin e gjyqtarëve
15/04/2010 Gjyqi i ish-shikasit Ilir Kumbaro
TIRANË- Vetëm një ditë pasi bëri kërkesën për të larguar gjithë trupin gjykues, avokati i Ilir Kumbaros, Vojo Bregu, mëson hedhjen e shortit. Fran Prendi do të marrë në shqyrtim kërkesën e palës së akuzuar, që pretendon se po bëhet padrejtësi në marrjen e provave dhe trajtimin e të dyshuarve si bashkëfajtor. Largimi i pesë gjyqtarëve u kërkua menjëherë pas rrëzimit të kërkesës së avokatit për të ndryshuar masën e sigurimit për Ilir Kumbaron. Ky i fundit ndodhet në Angli në pritje të ekstradimit dhe pjesëmarrjes në seancë. Akuzohet si një nga organizatorët e rrëmbimit, torturimit dhe zhdukjes së shtetasit shqiptaro-maqedonas, Remzi Hoxha në vitin 1995. Ka kërkuar katër herë ndryshimin e masës së arrestit dhe në të gjitha rastet është rrëzuar. Avokati i tij pretendon se gjykata po përdor dy standarde, duke e krahasuar me procese të tjera.