“Paratë e fajdeve, nevojitet marrëveshje”
Paratë e fajdeve shqiptare të transferuara ilegalisht në Greqi...
.... nga ish-krerët e kompanive rentiere, mund të kthehen në Shqipëri vetëm në rast të nënshkrimit të një marrëveshje mes qeverive të dy vendeve. Formalizimi i një marrëveshje mes qeverisë shqiptare dhe asaj greke mund t’i hapë rrugë më pas shqyrtimit të mundësive ligjore për kthimin e parave të fajdeve në Greqi. Ish-Prokurori i Përgjithshëm, Theodhori Sollaku, e ka dhënë këtë mesazh publik që në vitin 2004, kur zhvilloi në Athinë një vizitë zyrtare, pjesë e të cilës ishte edhe diskutimi i çështjes së fajdeve. Pas një takimi me homologun e tij grek Dhimitros Linos, ish-kryeprokurori shqiptar tha se paratë e fajdeve shqiptare të transferuara në Greqi ishin sekuestruar nga Prokuroria greke dhe ndodheshin në llogari bankare të ngrira. Sollaku tha dje për gazetën “Panorama”, se gjatë vizitës së tij në Athinë në vitin 2004, është diskutuar për ekstradimin e Lefter Cenajt në Shqipëri, sepse në atë kohë kishte një maratonë të procedurave për sjelljen e tij në Shqipëri. “Ata na vunë në dijeni që ai ishte arrestuar dhe dënuar për pastrim parash, ndërkohë që ne ia bëmë të qartë që këto janë paratë e shqiptarëve dhe se Cenaj është dënuar për në Shqipëri me vjedhjen e atyre parave nëpërmjet mashtrimit”, tha dje ish-kryeprokurori Sollaku. Sipas tij, prokurorët grekë nuk kishin kundërshtim, por ata thanë se duhet marrëveshje mes qeverive për mënyrën e administrimit të aseteve që vijnë nga vepra penale e pastrimit të parave. “Ashtu si tek ne, edhe në Greqi, produktet e veprës penale ishin sekuestruar. Duke qenë se Konventa për Luftën kundër Pastrimit të Parave lejon shtetet që të bëjnë marrëveshje për të zgjidhur procedurat e kthimit të parave nëpërmjet vendosjes së përqindjeve, ne i kërkuam qeverisë që të negocionte”, tha Sollaku. Ai zhvilloi një vizitë në Athinë në vitin 2004, vetëm pak kohë pasi në shtypin grek dhe shqiptar u bënë publike faktet për transferimin e parave të fajdeve shqiptare në drejtim të Greqisë. Ndërkohë Prokuroria e Përgjithshme tha dje se shumat e parave të fajdeve shqiptare që aktualisht ndodhen në Greqi, llogariten në rreth 20 milionë dollarë. Të gjitha paratë e transferuara jo vetëm nga Cenaj, por edhe nga ish-bosët e tjerë të piramidave, si Alimuçaj e të tjerë, janë sekuestruar në shtetin helen si produkte të veprës penale të pastrimit të parave. Ato mbrohen me një ligj të posaçëm si prova penale, derisa qeveritë e dy vendeve të nënshkruajnë një marrëveshje për mënyrën e zgjidhjes së kësaj çështje të diskutueshme prej vitesh.
VEFA-VAVILIS
Një nga ish-kompanitë rentiere që llogaritet të ketë nxjerrë jashtë vendit shuma të mëdha parash të marra hua nga kreditorët shqiptarë, është “Vefa” e drejtuar nga Vehbi Alimuça. Shtypi grek për disa vite me radhë ka bërë publike fakte e dëshmi se “Vefa” kishte bashkëpunuar me shtetasin grek Apostolos Vavilis në transferimin e parave. Ai ka marrë shuma të mëdha nga Shqipëria, duke i dërguar në Greqi me argumentin se do të kryente blerje të autorizuara në emër të Vehbi Alimuçës.
CENAJ-GOXHI
Ish-shoqëria huamarrëse “Cenaj&CO” e drejtuar nga 61-vjeçari Lefter Cenaj, i cili u ekstradua javën e kaluar në Tiranë, dyshohet se ka përdorur taktikën e transferimit në kesh për kalimin e parave të kreditorëve në Greqi. Në këtë veprimtari, veç ish-kreut të kësaj skeme piramidale dyshohet se është implikuar edhe Kristo Goxhi. Hetimet tregojnë se në disa raste paratë e Cenajt kanë hyrë me çanta në Greqi, e më pas janë vendosur në banka të ndryshme atje.
Kryeprokurori grek: Pa marrëveshje s‘mund të miratojmë kthimin e parave
TIRANE – Të njëjtin qëndrim me ish-kryeprokurorin shqiptar Sollaku, duket se ndan edhe kreu i Prokurorisë greke. Dhimitrios Linos, Prokurori i Përgjithshëm i Greqisë, ka konfirmuar se të gjitha paratë e fajdeve shqiptare të transferuara ilegalisht në tokën helene janë bllokuar dhe ngrirë në llogari bankare me urdhra të Prokurorisë greke. Ai ka thënë se këto shuma janë bllokuar si produkte të veprës penale, konkretisht të krimit që konsiderohet pastrim parash. Për shkak se janë bllokuar si produkte të veprës penale, Prokuroria greke mund të bëjë veprime me paratë brenda Greqisë, si për shembull t’i mbajë të bllokuara dhe të mos lejojë tjetërsimin e tyre, por nuk mund të autorizojë transferimin e këtyre shumave në Shqipëri, çka do të përbënte lëvizje ndërkufitare të shumave monetare. Dhimitrios Linos edhe gjatë takimeve me ish-homologun e tij shqiptar, Sollaku, por edhe më pas, është shprehur se Prokuroria greke nuk mund të autorizojë transferimin e parave të fajdeve nga Greqia në Shqipëri, në rast se më parë qeveritë e dy vendeve nuk nënshkruajnë një marrëveshje në bazë të konventës për produktet e pastrimit të parave, e cila e mundëson një gjë të tillë. Prokuroria greke ka qenë dakord të ndihmojë kthimin e parave të fajdeve nëse qeveritë arrinin një marrëveshje. t.s
Pastroi paratë e fajdeve, Cenaj 5 vjet burg në Greqi
Lefter Cenaj ka vuajtur pesë vjet burg në Greqi për “evazion fiskal” dhe “pastrim të produkteve të ardhura nga krimi”.
Fatos Mahmutaj
Në vendimin grek që ka mbërritur në Tiranë bashkë me 61-vjeçarin Cenaj, thuhet se ai është shpallur fajtor për fshehjen në Greqi të një shume prej 8.9 milionë USD, të cilat i ishin depozituar në skemën e tij piramidale në Shqipëri, nga rreth 26 mijë kreditorë të firmës së tij. Vendimi i përket vitit 2006 dhe prej një viti është shlyer nga Cenaj, i cili në korrik të vitit të kaluar u lirua nga qelitë greke dhe u la i lirë në këtë vend, por më pas u prangos sërish dhe u mbajt nën masën e sigurisë “arrest shtëpie”, derisa Gjykata e Lartë e shtetit helen vendosi dërgimin e tij me pranga në Shqipëri për të vuajtur dënimin me 10 vite burg të akorduar në mungesë nga Gjykata e Tiranës. Vendimi grek, i cili mund të shihet vetëm si rrethanë rënduese për Cenajn, ende nuk është përkthyer nga autoritetet shqiptare të drejtësisë dhe përbën dosjen e tij penale.
Hetimi
Burime të Ministrisë së Drejtësisë pohojnë se çështja e zhdukjes së parave të “Cenaj” nuk përfundon me kaq. Veç verifikimit të 11 transfertave në formë të kontratave tregtare dhe një shume që ka dërguar në Greqi, Kristo Goxhi, që kanë përfunduar në bankat e Athinës, autoritetet helene pohojnë se kanë verifikuar edhe disa shuma të tjera që Lefter Cenaj ka depozituar në bankat e Selanikut. Autoritetet shqiptare ende nuk kanë një shifër të saktë të këtyre shumave, pasi edhe verifikimi i tyre nuk është bërë i plotë, por pritet që të sqarohet nga Prokuroria, institucion i cili pritet të nisë hetimet për Cenajn. Aktualisht, Cenaj ndodhet në qelitë e Burgut 302 në pritje të transferimit të tij në ndonjë nga burgjet e kryeqytetit për të vuajtur dënimin. Ndërkohë tri ditë më parë, Avokati i Shtetit, Eduard Halimi, pohoi se në institucionin e tij ndodhej një vendim gjyqësor i Gjykatës së Athinës, në të cilin shënohet se ish-ministri socialist i Financave, Arben Malaj, ish-kreu i administratorëve të fajdeve, Farudin Arapi dhe Kristo Goxhi, ishin thirrur si dëshmitarë në gjykatën greke në gjyqin në ngarkim të Cenajt dhe këta kishin refuzuar të paraqiteshin.
Akuza greke
Lefter Cenaj u arrestua në Greqi pasi kishte depozituar në njërën nga bankat e këtij shteti një shumë prej rreth 2.4 miliardë dhrahmish. Autoritetet greke nxorën se nga kjo shumë, rreth 300 milionë dhrahmi ishin pasojë e aktivitetit piramidal që ky kishte nisur në shtetin grek. Sipas tyre, menjëherë pas arratisë nga Shqipëria dhe sigurimit të parave në bankë, Cenaj kishte nisur të investonte për bamirësi, duke ndërtuar kisha dhe shkolla. Por brenda pak vitesh ai i ishte rikthyer aktivitetit të piramidave, duke tentuar të pasurohej në të njëjtën mënyrë si në Shqipëri. Në këtë moment autoritetet ligjore helene nisin hetimet ndaj tij, duke e marrë nën përgjegjësi penale. Në të njëtjën kohë i bllokohen edhe llogaritë bankare, ndërsa policia e Athinës e vë nën pranga. Hetimet nxjerrin se Cenaj nuk mund ta justifikonte në asnjë mënyrë prejardhjen e parave, duke bërë që çështja të shkonte në gjyq dhe pas disa seancash në vitin 2006 ai të dënohej me 5 vjet burg. Por duke llogaritur lehtësitë ligjore, për shkak të paraburgimit dhe uljet e ndryshme të dënimit, ai lirohet pasi vuan rreth tre vite. Ndërkohë gjatë kësaj kohe nga autoritetet helene pretendohet se drejtësia shqiptare ka pasur dijeni të plotë të të gjitha këtyre veprimeve juridike, ndërsa ka dështuar një herë ekstradimi i tij për shkak të procedurave.
Skeda penale e Lefter Cenajt
• Akuza “mashtrim”:
Dënimi në Tiranë,10 vjet burg
• Borxhi i “Cenaj”:57 miliardë lekë
• Numri i kreditorëve: 26 mijë
• Akuza “evazion fiskal” dhe “pastrim parash”, dënimi në Athinë 5 vjet burg
Ekstradimi nga Greqia, Cenaj ishte dakord me transferimin në Tiranë
TIRANE – Lefter Cenaj, ish-bosi i “Cenaj & Co”, u ekstradua një javë më parë nga Greqia për të vuajtur dënimin me 10 vite burg të dhënë në mungesë në vitin 2003. Cenaj u soll me pranga në Rinas, pasi përreth nëntë muaj u mbajt në “arrest shtëpie” në Athinë, ku u arrestua vetëm pak ditë pas lirimit në këtë shtet, pasi përfundoi një dënim me 5 vite burg. Gjatë tre viteve të qëndrimit të Cenajt në qelitë greke, autoritetet shqiptare të drejtësisë nuk dërguan asnjë dokument në këtë shtet për ekstradimin e tij, kështu që pasi përfundoi dënimin ai u lirua. Pas kësaj Ministria Shqiptare e Drejtësisë dërgoi në Athinë kërkesën për ekstradimin e tij, çka bëri që ai të vihej në pranga, por nuk u mbajt i izoluar në qeli për shkak të vlerësimit të rrethanave lehtësuese. Kështu, Gjykata Penale e Athinës vendosi ndaj tij masën e sigurisë “arrest në shtëpi”, derisa përfundimisht Gjykata e Lartë e këtij shteti urdhëroi dërgimin në Shqipëri. Fillimisht, Cenaj, të cilit i ishte rrëzuar më parë kërkesa për transferim të dënimeve dhe bashkim në Shqipëri, apeloi në gjykatat greke për të mos u transferuar në Tiranë, por pas njohjes me amnistinë e janarit të vitit të kaluar, ai kërkoi vetë të transferohej në burgjet shqiptare. Tashmë pritet që ai të lërë qelinë, pasi neni 143 i Kodit Penal në bazë të të cilit ai është dënuar, është përfshirë nga amnistia. fa.ma.
Farudin Arapi
Farudin Arapi, ish-kreu i administratorëve të fajdeve, në një prononcim të dhënë dje për gazetën, pohoi se institucioni i drejtuar prej tij kishte verifikuar se Lefter Cenaj gjatë vitit 1997 kishte transferuar në bankat greke 8.9 milionë USD. Sipas Arapit, këto shuma ishin transferuar nëpërmjet 11 kontratave tregtare fiktive, ndërsa pjesën tjetër të këtyre parave e ka transferuar Kristo Goxhi. Në total e gjithë shuma që aktualisht ndodhet e bllokuar në Greqi nga prokuroria e këtij vendi, e konvertuar në USD është rreth 8.9 milionë. Duke folur për këtë, Arapi pohoi se pas verifikimit të transferimit të parave në bankat greke, qeveria shqiptare kishte kërkuar rikthimin e tyre, ndërsa është kërkuar edhe ekstradimi i Cenajt. Në këtë mënyrë, Arapi reagoi ndaj akuzave të Avokatit të Shtetit, Eduard Halimi.
Eduard Halimi
Eduard Halimi, Avokati i Shtetit Shqiptar, ish-zëvendësministër i Drejtësisë, pohoi pak ditë më parë se në muajin shtator pritet që të nisë negociatat në Greqi një grup pune për rikthimin e parave të piramidave shqiptare, që janë depozituar në bankat helene. Halimi pohoi se një muaj më parë udhëtoi vetë në Greqi, ku veç të tjerash, me porosi të Kryeministrit Berisha u interesua për ecurinë e procesit të rikthimit të shumave shqiptare, që i janë bllokuar Cenajt pas akuzimit dhe arrestimit të tij në këtë shtet. Sipas Halimit janë disa institucione shqiptare të përfshira në këtë proces negociatash, ku lider është Ministria e Jashtme dhe përfaqësia jonë diplomatike në Athinë. Sipas Avokatit të Shtetit, nëse do dështojnë këto negociata, atëherë mbetet e vetmja zgjidhje rruga gjyqësore.