Uidhers, mesazh për krerët
Ambasadori amerikan, Xhon Uidhers, zhvilloi një takim kokë më kokë me kryetarin socialist në selinë rozë.
aristir lumezi
Gjatë takimit, i cili zgjati më shumë se 30 minuta, Rama dhe Uidhers kanë ndarë mendimet e tyre për çështje të rëndësishme që shqetësojnë politikën shqiptare. Takimi u zhvillua pa praninë e medias, por dhe nën masa të rrepta sigurie. Madje mediat, gjatë kohës që zhvillohej takimi, janë mbajtur në distancë nga selia rozë. Takimi mes ambasadorit amerikan në Tiranë dhe kryetarit socialist u zhvillua në konfidencë të plotë, pa përkthyes dhe nën praninë e një zyrtari të lartë të ambasadës amerikane. Në takim mungonte dhe sekretarja socialiste për Marrëdhëniet me Jashtë, Arta Dade. Në mungesë të plotë të informacionit zyrtar nga ana e selisë rozë rreth këtij, ka qenë ambasada amerikane e cila ka dhënë një përmbledhje të takimeve të ambasadorit Uidhers ditët e fundit.
Ambasada
Zëdhënësi i ambasadës amerikane në një njoftim për mediat thotë se, “pas vizitës së tij në SHBA, ambasadori Uidhers po kryen takime me udhëheqësit shqiptarë për t’i informuar mbi takimet atje. Në këtë kuadër ai është takuar me kryeministrin Berisha, presidentin Topi dhe kryetarin e Partisë Socialiste, Edi Rama”, thuhet në njoftimin zyrtar të ambasadës amerikane. Por sipas burimeve pranë PS-së mësohet se, takimi i djeshëm ka prekur tema të rëndësishme që shqetësojnë politikën shqiptare kohët e fundit. Në vigjilje të nisjes së punimeve të sesionit të ri parlamentar, politika parlamentare pritet të fokusohet tek reformat e mëdha në drejtësi tek ajo zgjedhore, por edhe tek ligji i Pastërtisë së Figurës së Zyrtarëve të Lartë. Gjatë takimit me ambasadorin amerikan, burime pranë selisë rozë pohojnë se, kryetari socialist i ka bërë të qartë diplomatit amerikan se partia e tij në asnjë mënyrë dhe rrethanë nuk do të bëhet pjesë e reformave gjysmake, që dëmtojnë progresin e vendit dhe standardet demokratike, por nuk ka përjashtuar vendosmërinë e PS-së për të dhënë kontributin e saj në reformat e mëdha që i duhen vendit. Kreu socialist e ka njohur ambasadorin Uidhers dhe me qëndrimin e PS-së për ligjin mbi Prokurorinë. Sipas Ramës, pavarësia e institucioneve duhet ruajtur me çdo kusht pasi përndryshe do të cenohet rëndë demokracia në vend. Por nuk ka mbetur jashtë diskutimit mes dy burrave dhe çështja e Gërdecit, e cila për ambasadorin amerikan mbetet një çështje delikate, për vetë hetimin e dyfishtë që asaj po i bëhet si në Tiranë ashtu dhe në SHBA. Ambasadori amerikan, në deklarimet e tij të mëparshme ka kërkuar lënien të lirë në punën e saj organin e Prokurorisë, me qëllim zbardhjen e kësaj çështjeje jashtë ndikimeve politike.