Tapi për ata që përdorin tokën
14/01/2011 Ministri Ruli: Ja prioritetet për 2011-ën. Fondi për Shkodrën 4,5 milionë dollarë
Amendim për ligjin. Privatizohet 563 mijë ha e tokës bujqësore nga totali 700 mijë ha
Ata që e përdorin tokën bujqësore do të pajisen me titullin e pronësisë. Një problem që prej më shumë se 20 vitesh ka sjellë jo pak konflikte të pronësisë, jo rrallë herë me pasojë vdekjen e personave të përfshirë në konflikt. Bëhet fjalë për ndryshimin e ligjit për kalimin në pronësi pa shpërblim të tokës, i parashikuar në objektivat e Ministrisë së Bujqësisë. Ky është një kusht për përafrimin e legjislacionit vendas me atë të Bashkimit Evropian. Prandaj edhe dikasteri i Bujqësisë, duke synuar zbatimin e Planit Kombëtar për zbatimin e MSA-së, gjatë vitit 2011 do të hartojë dhe amendojë një seri ligjesh dhe aktesh nënligjore.
Amendimet
Ministria e Bujqësisë ka planifikuar që të ndërhyjë për të zgjidhur këtë problem, të paktën nga ana ligjore. “Do të amendohen dy ligje të rëndësishme që kanë të bëjnë njëri me “shqyrtimin e vlefshmërisë ligjore të krijimit të titujve të pronësisë” dhe tjetri “për kalimin në pronësi pa shpërblim të tokës bujqësore”. Amendimet e këtyre dy ligjeve do të bëjnë të mundur që një numër i konsiderueshëm i familjeve bujqësore, të cilat përdorin aktualisht tokën bujqësore, të pajisen me titujt e pronësisë, dokument të cilin për pengesa ligjore dhe burokratike nga më të ndryshmet, nuk kanë arritur ta marrin në këto 20 vite”, - theksohet në prioritetet e Bujqësisë.
Situata
Reforma e tokës dhe transformimi i së drejtës së pronësisë, garantimi i titujve të ligjshëm të pronësisë është një premisë e zhvillimit të tregut të tokës. Dinamizmi i tregut të tokës është në varësi jo vetëm të transaksioneve mes shtetasve shqiptare, por edhe në tregun ndërkombëtar me shtesa të huaj të vendeve anëtare të BE-së. Në këtë kuadër rregullimi i legjislacionit për t’iu siguruar trajtim të njëjtë shtetasve të BE-së është parashikuar si objekt i neneve 50 dhe 61 të MSA-së. “Qeveria shqiptare është angazhuar për të plotësuar dhe konsoliduar sistemin e të drejtave të pronësisë në tërësi, të pronësisë mbi pasurinë e paluajtshme në veçanti, ku toka bujqësore zë një komponent me rëndësi”, - theksohet në dokumentin e MSA-së. Sipas të dhënave zyrtare, deri në fund të vitit 2008, është privatizuar rreth 563 mijë ha e tokës bujqësore, që përbën 80.5 për qind të totalit të fondit të tokës bujqësore të vendit tonë prej rreth 700 mijë ha. Janë pajisur me tokë rreth 445 mijë familje bujqësore në të cilat përfshihen 65% e të gjithë popullsisë së vendit. Mesatarisht çdo familje rezulton të jetë trajtuar me 1.2-1.3 ha tokë bujqësore.
Regjistrimi fillestar
Regjistrimi fillestar i tokës në cilësinë e pasurisë së paluajtshme është një nga proceset që po ndikon në zhvillimin dhe dinamizmin e tij. Deri në fund të vitit 2005 ky proces i administruar nga Ministria e Bujqësisë u realizua në 2 563 zona kadastrale rurale nga 2 928 zona gjithsej që ka Shqipëria, shifër që përbën 87.5 për qind të totalit. Tashmë procesi ka kaluar në varësi të ZQRPP, e cila ka realizuar procesin deri në 90 për qind të tij. Ritmi i transaksioneve është shtuar gjatë 2-3 viteve të fundit, sidomos në zonat periferike të qendrave të mëdha urbane.