E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tarifat e telefonisë celulare, ende të larta

Pavaresisht se në treg operojnë tre kompani celulare, tarifat e telefonisë vazhdojnë të jenë të larta dhe të papërballueshme prej qytetarëve. Kjo vlen edhe për telefoninë fikse, tarifat e larta të së ciles i kanë detyruar qytetarët ta vënë shumë pak në perdorim këtë sherbim.

Mesatarisht shqiptarët shpenzojnë gati 20-30 mijë lekë të vjetra në muaj vetëm për telefoninë fikse, si dhe po kaq për telefoninë celulare.
Në kushtet në të cilat ndodhet vendi ynë, tarifat e këtij sherbimi mbeten të larta dhe të paperballueshme prej pjesës më të madhe të popullsisë. Sipas qytetareve është e nevojshme që të merren masa për ti ulur ato.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›