Paratë e pista, kërcënim për demokracinëNga “Kathimerini”Hija e gjatë e një vargu skandalesh të ndryshme korruptive që kanë prekur vendin dhe hija e rrjeteve të krimit të organizuar bashkohen në një fushë kyçe: në atë të parave. Paratë që fitohen ng
Nëse dëshironi të lexoni edicionin online të gazetës në PDF klikoni këtu.
Paratë e pista, kërcënim për demokracinëNga “Kathimerini”Hija e gjatë e një vargu skandalesh të ndryshme korruptive që kanë prekur vendin dhe hija e rrjeteve të krimit të organizuar bashkohen në një fushë kyçe: në atë të parave.
Paratë që fitohen nga marrëveshjet e dyshimta mes politikanëve dhe bizneseve, si dhe fitimet që vijnë direkt nga aktivitetet kriminale lahen së bashku në të njëjtën makinë gjigante që i përgatit për qarkullim si pará të pastruara ose investime.
Megjithatë, janë pikërisht këto pará - paratë që vijnë nga gjithfarëlloj aktivitetesh të paligjshme, si ryshfet, gjobëvënie, përqindje, mbrojtje biznesi apo edhe vrasje - që kërcënojnë demokracinë e vendit, si edhe vetë strukturën e shoqërisë.
Nëse nuk ia dalim t’i zhdukim paratë e pista, nëse nuk ia dalim të pastrojmë transhenë e kriminalitetit nga paratë e korrupsionit dhe krimit të organizuar, atëherë ato do të na zhdukin ne.
Në fakt, disa beteja kyçe ato i kanë fituar.