Kthim nga Hëna në shtëpiNga Daily TelegraphKur shkeli njeriu i parë në Hënë, 40 vjet më parë, madhështia e suksesit ishte e qartë, ndërsa qëllimi jo dhe aq. Siç shkruan Adrian Berry në “Telegraph”-in e sotëm, zbritja në hënë nuk u bë me synimin për t
Nëse dëshironi të lexoni edicionin online të gazetës në PDF klikoni këtu.
Kthim nga Hëna në shtëpiNga Daily TelegraphKur shkeli njeriu i parë në Hënë, 40 vjet më parë, madhështia e suksesit ishte e qartë, ndërsa qëllimi jo dhe aq. Siç shkruan Adrian Berry në “Telegraph”-in e sotëm, zbritja në hënë nuk u bë me synimin për të shpikur gjëra si interneti. Asokohe, shumë vetë menduan se Hëna - aq e bukur dhe e pastër, pavarësisht se sa i shëmtojmë ne mjediset tona - u dhunua nga gjurmët e njeriut.
Një aspekt i zbritjes tregon se zotërimi i Hënës kishte të bënte më shumë me garën njerëzore se me studimin e asaj bote të vdekur pluhuri dhe krateresh; ishte imazhi i çuditshëm i Tokës - e rrumbullakët, e vogël, në një hapësirë të errët. Më e bukur se çdo glob tokësor, orbita jonë, rrotulluese dhe blu, varej në një perspektivë të panjohur. Largësia trazoi emocionet, por nxiti dhe mallin për shtëpinë që s’e kishim braktisur kurrë më parë.