Skandali, Basha dyfishon diplomatët në Danimarkë për mbesën e BerishësNga TemaMinistria e Punëve të Jashtme ka rritur ndjeshëm shpenzimet e saj në lidhje me ambasadën shqiptare në Danimarkë. Shkak për këtë është bërë mbesa e kryeministrit, Sali Beris
Nëse dëshironi të lexoni edicionin online të gazetës në PDF klikoni këtu.
Skandali, Basha dyfishon diplomatët në Danimarkë për mbesën e BerishësNga TemaMinistria e Punëve të Jashtme ka rritur ndjeshëm shpenzimet e saj në lidhje me ambasadën shqiptare në Danimarkë. Shkak për këtë është bërë mbesa e kryeministrit, Sali Berisha, Ujëza Breçani. Kjo e fundit është studente part-time në Suedi dhe njëkohësisht e punësuar pranë ambasadës shqiptare në Danimarkë. Për këtë arsye ministri i Jashtëm, Lulzim Basha, ka dyfishuar personelin e kësaj ambasade, nga dy në katër. Burime të rezervuara brenda diplomacisë shqiptare, të cilët nuk pranojnë të identifikohen, shprehen se shpenzimet marramendëse të ministrit Basha janë bërë për t’i krijuar kushte mbesës së kryeministrit Berisha, Ujëza Breçani.
“Në kohën kur fqinjët tanë, si Maqedonia, shtojnë numrin e diplomatëve në Bruksel për t’i shërbyer më mirë vendit të tyre, në MPJ tonë ndodh e kundërta”, - shprehen burimet.
Duket qartë se e gjithë kjo histori nuk i shërben Shqipërisë, por familjes së kryeministri Berisha. Burimet diplomatike shprehen se ministri Basha duhet të përgjigjet penalisht për të gjitha shpenzimet e panevojshme që ka bërë dhe vazhdon të bëjë.
“Historia e emërimit të mbesës së Sali Berishës ka nisur që në kohën kur ministër i Jashtëm ishte Besnik Mustafaj, por ai nuk pranoi ta bënte këtë emërim duke e argumentuar si të papranueshëm dhe të pakonceptueshëm”, - shprehen burimet.
Mbesa e kryeministrit Berisha, Ujëza Breçani, nuk plotësonte asnjë kriter për t’u punësuar pranë ambasadës në fjalë, madje nuk njihte as gjuhën e atij vendi. Pas largimit të Besnik Mustafajt nga Ministria e Jashtme dhe me ardhjen e Lulzim Bashës, Ujëza Breçani filloi menjëherë punë pranë ambasadës shqiptare në Danimarkë. Përpos kësaj, për t’i krijuar komoditetin e nevojshëm Breçanit, ministri i sapoemëruar dyfishoi stafin e ambasadës.
“Dyfishimi i numrit të diplomatëve është i pabesueshëm dhe i pakonceptueshëm, jo vetëm për ne që keni një jetë në diplomaci, por dhe për çdo shtetas shqiptar”, - shtojnë burimet.
Shteti shqiptar paguan në një ndër vendet më të shtrenjta të kontinentit për një staf të mbingarkuar, vetëm që mbesa e kryeministrit të jetë e qetë dhe e pashqetësuar.
“Problemi i pasaportës së mbesës së kryeministrit është zgjidhur nga vetë ai, duke ia dorëzuar me dorën e tij në aeroport në vitin 2007, kur shkoi në Islandë për takimin e NATO-s dhe kaloi me qëllim transit në Danimarkë”, - shprehen burimet diplomatike.
Nga ana tjetër, për emigrantët shqiptarë në Greqi dhe shqiptarët e tjerë nëpër burgje Ministria e Jashtme thotë se nuk ka personel dhe fonde të mjaftueshme për të mbuluar të gjithë problematikën e tyre.
Gjithashtu, të njëjtat burime sqarojnë se, në kohën kur shtete si Hungaria, për shkak të krizës, detyrohen të shkurtojnë numrin e ambasadave në botë, Ministria e Punëve të Jashtme shton diplomatët për të bërë punën e mbesës së kryeministrit.