E Diel, 1 Nëntor 2026

Kreditimi i ekonomisë, disa banka tregtare mbështesin politikën e BSH-së



Ervin KOÇI

Kreditimi i ekonomisë shqiptare akoma është në një fazë problematike për shkak të mungesës së vullnetit të bankave të nivelit të dytë për të lehtësuar procedurat. Pas nisjes së krizës financiare botërore që vitin e kaluar (2008), bankat e nivelit të dytë në Shqipëri bllokuan menjëherë kredidhënien për ekonominë dhe rritën ndjeshëm edhe çmimet e të gjitha shërbimeve që ofronin. Por duke parë situatën e bllokuar ekonomike në vend për shkak të mungesës së likujditeve dhe moskreditimit nga bankat private, Banka e Shqipërisë i bëri apel sistemit bankar vendas që të rinisë nga procedurat e kreditimit. Por me gjithë apelet e përsëritura nga BSH-ja, por edhe nga kompanitë e biznesit, vetëm një numër i vogël bankash private në vend, kanë nisur nga lehtësimi i procedurave të kredidhënies. Disa banka aktualisht po i kushton një vëmendje të veçantë kredisë për shtëpi. Sipas BSH-së kredia për shtëpi rritet me 5 për qind çdo vit, megjithatë kriteret dhe interesat e aplikuara vitin e fundit nga bankat në vend e kanë mbajtur në distancë konsumatorin shqiptar. Këto banka të nivelit të dytë në përgjigje të politikës lehtësuese të iniciuar nga BSH-ja, po nisin uljen e normave të interesit të kredive në lekë.

Lehtësimi i procedurave

Edhe pse bankat private duket se i janë përgjigjur kërkesës së BSH-së, ulja reale e normës së interesit të kredive ka qenë vetëm me 1 për qind për të gjitha kreditë e reja në lekë dhe në euro, për individë dhe biznese. Bazuar në analizat financiare të kryera nga BSH-ja, tendenca është e njëjtë në të gjitha tregjet. Por edhe pse sistemi bankar privat në vend po lëviz me ngadalësi të madhe, mbështetja për rritjen e aktivitetit ekonomik konsiderohet si pozitive nga BSH-ja. Këtë gjë ajo e ka pasqyruar edhe në raportet e saj më të fundit, duke treguar se kreditimi është rritur me disa për qind për të gjitha kompanitë tregtare dhe prodhuese. Sipas raporteve të BSH-së, disa banka i kanë reduktuar interesat e kredive për bizneset dhe individët, për të mbështetur të dyja grupet në nevojat e tyre për financim. Periudha e shtrëngimit të kredidhënies nga sistemi bankar, duket se po kalon në favor të individëve, bizneseve, ekonomisë dhe natyrisht edhe të bankave, duke i fokusuar këto të fundit në rolin e tyre primar. Kredia për shtëpi dhënë individëve vazhdon të ruajë ritme rritjeje pozitive, duke mbetur në nivelin 5 për qind, në terma vjetore.

Norma bazë

Ulja e çmimit të lekut pak kohë më parë nga BSH-ja, ende nuk është reflektuar plotësisht në uljen e interesave të kredive në lekë. Guvernatori i BSH-së, Ardian Fullani, e ka argumentuar këtë sjellje të bankave me politikat shtrënguese të kreditimit që ato kanë marrë kohet e fundit si rezultat i krizës globale. "Ulja e normës bazë të interesit, në fund të muajit tetor shënon forcimin e kërkesës së brendshme dhe të rigjallërimit të kreditimit të ekonomisë. Efekti i këtij sinjali në ekonomi, nuk është shfaqur akoma i plotë. Në muajin shtator portofoli i kredisë për ekonominë është rritur me ritme më të ulëta, krahasuar me muajt e mëparshëm. Ritmi vjetor i rritjes së kredisë zbriti në nivelin 13.2 për qind. Ngadalësimi i kredisë është thuajse tërësisht pasojë e tkurrjes së kredisë në valutë, ndërkohë që kredia në lekë u rrit me 31% në terma vjetore", theksoi Fullani. Në muajin shtator, portofoli i kredisë për ekonominë është rritur me ritme më të ulëta krahasuar me muajt e mëparshëm. Ritmi vjetor i rritjes së kredisë zbriti në nivelin 13.2 për qind. Ngadalësimi i kredisë është thuajse tërësisht pasojë e tkurrjes së kredisë në valutë, ndërkohë që kredia në lekë u rrit me 31 për qind në terma vjetore. Pjesa më e madhe e kredisë së re, rreth 85 për qind e saj është "thithur" nga bizneset dhe ka shkuar kryesisht për të mbuluar nevojat për likuiditet, ndërsa kredia për investimet afatgjata paraqitet e reduktuar. Gjithashtu, rritja e portofolit të kredisë për individë është zvogëluar, kryesisht si pasojë e tkurrjes së kredisë për konsum.

Raporti: Tregtia dhe riparimi i automjeteve, ndër bizneset më fitimprurëse

Tregtia dhe riparimi i automjeteve është një ndër bizneset më fitimprurëse në Shqipëri. Ndërsa në të gjitha vendet e botës, sektori i tregtisë së automjeteve është goditur nga kriza, në vendin tonë është konstatuar rritje. Të dhënat e fundit të Institutit të Statistikave konfirmojnë se gjatë 3 mujorit të tretë të këtij viti, niveli i shitjeve me pakicë në grupin tregtia dhe riparimi i automjeteve ka shënuar një rritje me 17% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Ndërsa kundrejt tremujorit paraardhës, rritja vlerësohet në masën 10.1%. Rritje të ndjeshme ka pasur edhe në tregtinë me pakicë të karburanteve. Sipas INSTAT-it indeksi i volumit të shitjeve në këtë grup është rritur me 18.3% kundrejt një viti më parë dhe me 18.1% kundrejt tremujorit paraardhës. Shifrat e mësipërme tregojnë se qytetarët shqiptarë shpenzojnë për makina pothuajse më shumë se për cdo gjë tjetër, një fakt ky që konfirmohet edhe nga rritja e ndjeshme e konsumit të karburanteve në vendin tonë. Nga të dhënat e fundit të Ministrisë së Financave rezulton një rritje prej më shumë se 19 mijë ton e sasisë së karburanteve të zhdoganuara gjatë 9 mujorit të këtij viti krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Gjithsej për periudhën janar-shtator 2009 janë zhdoganuar rreth 332 mijë ton karburante nga 312 mijë ton të zhdoganuara një vit më parë.

Përditësimi i fundit: 26.11.2009
Interesat në tregun ndërbankar të parasë
TRIBID 'Interesi i kërkuar për pranimin e depozitave'
o/n njëditor 3.98%
12M 12-mujor 7.82%
6M 6-mujor 6.71%
3M 3-mujor 5.78%
1M 1-mujor 5.19%
1Ë njëjavor 4.75%
TRIBOR 'Interesi i ofruar për vendosjen e depozitave'
1M 1-mujor 6.63%
1Ë njëjavor 6.03%
o/n njëditor 5.64%
12M 12-mujor 9.58%
6M 6-mujor 8.29%
3M 3-mujor 7.19%

30 Nentor 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›