Serish Ban Ki Moon. OKB mbeshtetje unanime per kreun

Me një marrëveshje unanime të 192 vendeve pjesëmarrëse pa votim e me një duartrokitje të gjatë Ban Ki-Moon u rikonfirmua Sekretar i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara për një tjetër mandat që fillon nga 1 janari i 2012 deri në fund të 2016.
Pasardhësi i Kofi Hannan në 2007, ish- ministri i Jashtëm i Koresë së Jugut gjeti konsensus unanim në rikonfirmimin e tij falë punës së bërë për menaxhimin e krizës në Bregun e Fildishtë e për pozicionimin në lidhje me pranverën arabe me kërkesën parashtruar liderëve të vendeve arabe për të ndjekur kërkesat e popujve të tyre.
Nuk kanë munguar megjithatë as kritikët në lidhje me qëndrimin e Kombeve të Bashkuara ndaj shkeljes së të drejtave të njeriut në Kinë apo qëndrimin shpesh shumë të rezervuar ndaj 5 anëtarëve të përhershëm të Këshillit të Sigurimit.
Në garë për të qenë kreu i pallatit të qelqtë nuk pati kandidatë të tjerë. Në të njëjtën seancë Ban bëri betimin me njërën dorë mbi kartën e OKB-së.
"Me vendimin tuaj këtë pasdite, me fjalët e ngrohta, më nderuat jashtëzakonisht shumë. Qëndroj në këtë vend, i ndërgjegjshëm për trashëgiminë e jashtëzakonshme të paraardhësve të mi, ndjehem i prekur nga besimi juaj dhe dhe i angazhuar në qëllimin tonë të përbashkët"- deklaroi Ban Ki- Moon.
Në fjalën e tij të parë pas zgjedhjes sërish 67-vjeçari theksoi sukseset dhe arritjet e organizatës botërore. Detyra të tjera na presin, u shpreh ai ndërsa theksoi se OKB-ja duhet të tregojë rezultate, të dukshme dhe të prekshme për njerëzit.