E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pardon stampon Karla Brunin nudo në çanta. Zonja e parë e hedh në gjyq

Francë-Zonja e Parë e Francës, Karla Bruni-Sarkozi, ka paditur një shtëpi mode për shtije të çantave me foton e saj nudo, një veprim ky ilegal që ka dëmtuar rëndë imazhin e çiftit presidencial.  

Ato kanë kërkuar nga firma e modës Pardon, 125 000 euro dëmshpërblim. Kjo firmë i shiti çantat që kishte nxjerrë në tre për pak ditë.

40-vjeçarja, Karla Bruni njihet për modele dhe më pas për këngëtare pop. Publiku u interesesua më shumë për të, kur u lidh me Presidentin francez Nikolas Sarkozi, me të cilin u martua në Shkurt, tre muaj pasi ishin njohur.

Avokati i Bruni-Sarkozi tha se dëmi moral është shumë i madh pasi është dëmtuar imazhi i first-Lady të Francës. Ndërsa sipas tij është kategorikisht e ndaluar që një zonjë e Parë të bëjë promocionin e një ndonjë firme.

Fotoja e stampuar në çantë tregon modelen Karla Burni në vitin 1993, kur ajo ka pozuar nudo në New York për fotografin Mishel Komte. Çantat me Karla Brunin nudo u shitën javën e fundit për 3 euro copa dhe tani nuk ka më asnjë në treg.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›