E Shtunë, 31 Tetor 2026

Paris Hilton lë të dashurin Dag



Paris Hilton është sërish vetëm: trashëgimtarja la të dashurin Dag Reinhard. Biondja frekuentonte yllin e “The Hills” nga muaji shkurt dhe vendosi t’i jepte fund lidhjes pas ditës së hënë kur çifti u bë epiqendër diskutimesh. Zëdhënësi i Hilton ka deklaruar: “U kthejmë përgjigje të gjitha pyetjeve në lidhje me këngëtaren dhe të dashurin e saj. Paris dhe Dag janë ndarë dhe në këtë mënyrë jam në gjendje të bëj publik lajmin. Ata nuk janë më bashkë. Megjithatë do të mbeten miq dhe ju kërkoj të respektoni privatësinë e tyre. Paris nuk dëshiron të shtojë diçka tjetër rreth kësaj çështjeje”. Sipas disa burimeve, pasi Hilton i tha se dëshironte të ndaheshin, Reinhard shkoi ta takonte në shtëpinë e saj në Los Anxheles por ajo refuzoi ta takonte. Kjo vërteton të gjitha pohimet e zëdhëndësit të Hilton. Disa ditë më parë, çifti ishte i ftuar në një ceremoni dhe në sy ra shkujdesja e tyre për të ndenjtur në shoqëri të njëri-tjetrit. Mediat reaguan ashpër duke e shprehur se ata duhet të tregoheshin më të kujdesshëm në ambiente publike.

12 Qershor 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›