Ndriçim Xhepa: “Astrovi, roli më i mirë i kësaj dekade”
Pas shpalljes si “Aktori i vitit” nga Akademia Kult, artisti i njohur rrëfen emocionet e garës dhe lidhjen e tij me rolin e Astrovit te “Daja Vanja” i Çehovit
Petrika GROSI
Aktori i njohur i skenës dhe ekranit shqiptar, Ndriçim Xhepa thotë në intervistën e dhënë për gazetën “Albania” se e priste çmimin “Aktori i vitit”, të cilin e mori parmbrëmë kur u ndanë trofetë e Akademisë Kult. Madje, Xhepa, (tre herë fitues i këtij çmimi të përvitshëm) thotë se interpretimi i tij në rolin e Astrovit te shfaqja “Daja Vanja” e Çehovit, ka qenë padyshim një ndër rolet më të mira në teatrin shqiptar, e jo vetëm të këtij viti, por të gjithë dekadës së fundit. Veç të tjerash, teksa e pyesim për emocionet e çmimit, Ndriçim Xhepa pohon se nuk e ndiente konkurrencën pasi ishte i vetëdijshëm që do të shpallej më i miri edhe këtë vit. “Nuk pranoj oferta për çdo rol, ndaj edhe këtë vit nuk kam qenë shumë aktiv në skenë. Nuk kam nevojë për role të vogla.” –shprehet artisti i njohur.
Si e përjetoi Ndriçim Xhepa shpalljen “Aktori i vitit” për interpretimin te “Daja Vanja” i Çehovit?
Normalisht, çdo artist është i vetdijshëm se çfarë produkti ka pasur një vit përpara në torbë dhe se çfarë i ka dhënë spektatorit. Meqënëse gjykimi i këtij çmimi bëhej për krijimtarinë artistike të vitit 2008 mendoj se e kam merituar. Jo më kot, prej disa propozimeve që kam pasur jam mjaftuar duke pranuar vetëm rolin e Astrovit te “Daja Vanja” i Çehovit. E pranova që në fillim këtë rol pasi Çehovi është një krijues, që çdo artist dëshiron ta prekë.
Nëse do të thoshit dy fjalë mbi rolin...?
Ajo që e karakterizonte këtë vepër, në radhë të parë ka qenë kompleksiteti... Ndërsa gjëja që e forconte edhe shumë herë më tepër pjesën, ishte prania e një regjisori maqedonas, ndër më të mirët në Ballkan, siç konsiderohet Sllobodan Umkovski.
Thatë se e dinit që do të fitonit që në fillim, si ka mundësi?
Kur flitet për një rol, të fitojë apo mos fitojë, pavarësisht delirit krijues artisti bëhet i vetëdijshëm për atë që ka dhënë ai dhe të tjerët gjatë një kohe të caktuar. Në kuadër të kësaj logjike, konkurrencë aktorësh meshkuj të tjerë, gjatë këtij viti t’ju them të drejtën e ndieja se nuk kisha... Pra, nuk ndihej ajo gara e “rrezikshme”, emocionuese, e artistëve të nominuar. Roli i Astrovit është bërë i pranishëm për publikun shqiptar disa herë dhe pas shfaqjes kam marrë përshtypjet, mbresat dhe vlerësimet më të jashtëzakonshme, edhe nga ata njerëz e aktorë me të cilët marrëdhënia e përditshme nuk funksionon në një mbarëvajtje normale. Direkt apo indirekt, të gjithë e kishin vlerësuar interpretimin tim me komente të standardeve më të larta. Kjo gjë më krijonte edhe bindjen se do të isha fituesi i titullit “Aktori i vitit” në garën e Çmimeve Kult.
Pra besoni pa mëdyshje se Astrovi ishte roli më i mirë?
Është një personazh i rallë në skenat tona. Duke e lënë disi mënjanë modestinë e tepëruar, do të thosha se Astrovi hyn në pesë apo gjashtë rolet më të mira të të gjitha këtyre viteve të krijimtarisë sime. Gjithashtu, edhe në raport me krijimtarinë e skenave të Tiranës dhe atyre të tjera në rrethe mendoj se ky personazh mund të konsiderohet më i miri e jo vetëm për vitin që kaloi, por për të gjithë dhjetë vjeçarin e fundit. Absolutisht më i miri.
U fol në media nga persona të ndryshëm se çmimet e Akademisë Kult nuk janë objektive dhe jepen me hatër, ose ndahen në mënyrë klanore. Ju ç’mendim keni, si fitues i këtij çmimi?
Me thënë të drejtën, në pesë edicione që ka kryer Akademia Kult, deri tani jam tri herë fitues. Edhe në dy edicionet e tjera kam qenë i pranishëm me role, kështu që asnjëherë nuk kam pasur rastin të jem pjesë e jurisë. Për nga struktura dhe mënyra e gjykimit, juritë, votat e spektatorit nëpërmjet telefonave ose internetit, kam përshtypjen se nuk qëndron teza e manipulimeve. Ndonjë gabim ndoshta mund të bëhet, edhe një lloj subjektivizmi mund të ketë siç ndodh me çdo gjykim, por jo manipulime. ǒmund të them unë, kur vjen Enver Petrovci dhe thotë: “Sikur të ma kishit dhënë çmimin mua, do të thosha se ishin gabuar pasi është i joti...”. Po ta marrësh nën shqyrtim harkun e këtyre viteve, jam i bindur se të treja çmimet që kam fituar nga Akademia Kult janë të pakontestueshme.
Ndërkaq, fitoi edhe nëna juaj, Margarita Xhepa, e cila u shpall “Aktorja më e mirë e vitit”. Si u ndjetë për këtë vlerësim të dyfishtë që i bëhet familjes suaj?
Ajo e mori për herë të parë këtë çmim dhe jam i gëzuar për të. Madje më shumë m’u bë qejfi për nënën sesa për veten time. Kishte në dorë dhe punoi një personazh të vështirë, me ngarkesë të madhe
emocionale si Hekuba... Duke pasur parasysh moshën e saj, më vjen mirë që një veterane 75-vjeçare e skenës u vlerësua sikundër e meritonte për kontributin e madh artistik.
12 Qershor 2009