Mbërrin në fakt dosja e Gërcedit, sot pritet shorti
Tiranë - Mbërrin në Gjykatën e Faktit në Tiranë dosja për Gërdecin me 28 të pandehur. Ndërkohë që ish-ministri i Mbrojtjes Fatmir Mediu, do të gjykohet i vetëm në Gjykatën e Lartë. Dosja me 28 mije faqe është depozituar në kryesekretarin e gjykatës dhe sot pritet hedhja e shortit për treshen gjykuese dhe me pas nisja e procesit në shkallë të parë. Në këtë dosje janë të akuzuar të gjithë personat pa imunitet, që nga Ylli Pinari, Dritan Minxholli, ushtarakët e Shtabit të Përgjithshëm e deri te ata që, sipas prokurorisë kanë pasur një rol më teknik në këtë çështje.
Ndërsa procesi për ish-ministrin është përcaktuar që të nisë më 15 qershor. Me 22 maj Kolegji i Gjykatës së Lartë vendosi që të mbajë për gjykim vetëm ish-ministrin Fatmir Mediu, ndërsa të pandehurit e tjerë i kaloi për gjykim te Gjykata e Tiranës.
Vrasja e Jetonit në Laprakë, dy vëllezërit u grindën për hyrjen në një party
Tiranë – Vrasdja e adoleshentit paraditen e së mërkurës në mes të rrugës në Laprakë, te pallatet “Hauai”, erdhi pas një grindjeje për motive të dobëta dhe policia ka tashmë të shpallur në kërkim, dy vëllezër të dyshuar për krimin. Policia e Tiranës konfirmoi për gazetën “Albania” se për vrasjen e 18-vjeçarit nga Bathorja, Jeton Ferhati, është bërë i mundur dokumentimi ligjor i krimit si dhe identifikimi i autorëve. “Vrasja u krye nga vëllezërit Elvis Gjelosh Meta, 24 vjeç dhe Ervin Gjelosh Meta, 22 vjeç”, - qartësoi policia, duke theksuar se strukturat e hetimit të krimit po punojnë intensivisht për gjetjen dhe arrestimin e tyre. Ngjarja, ka ndodhur në trotuar në kryqëzimin e Laprakës, ku viktima Jeton Ferhati, , pas një grindje të çastit me dy vëllezërit Meta, është goditur me thikë nga këta dy të fundit. Paraprakisht, dyshohet se ngjarja ka ndodhur pas një konflikti, për motive të dobëta. Nga hetimi doli se dy vëllezërit, kanë dashur të hyjnë në një lokal ku bëhej Party (festë) dhe kanë hasur në kundërshtitë e 18-vjeçarit. Pas vrasjes makabre, dy të rinjtë janë shpallur në kërkim, për veprat penale të “Vrasjes me paramendim” dhe :mbajtjes pa leje të armëve që plotësojnë kushtet e armës së ftohtë”.
12 Qershor 2009