E Diel, 1 Nëntor 2026

Vrasja e Indrit Bajrit, kapet 33-vjeçari i shumëkërkuar



Shkodër – Një person i shpallur në kërkim, si i vetmi ndër tre autorët e identifikuar të vrasjes së një banori shkodran, është prangosur nga policia. Ilmir Hajdari, 33 vjeç, lindur dhe banues në lagjen “Ndoc Mazi”, të qytetit Shkodër, u arrestua mbrëmjen e së mërkurës, për të ekzekutuar një vendim të datës 4 maj 2005, lëshuar nga Prokuroria Rrethit Gjyqësor Shkodër. Kapja e Ilmir Hajdarit, u bë e mundur si rezultat i një bashkëpunimi mes Drejtorisë së Policisë Shkodër dhe Komisariatit të Policisë Rinas. Hajdari ka qenë person i shpallur në kërkim për arsye se, Gjykata e Lartë në Tiranë, me vendim të datës 4 qershor 2008, ka vendosur prishjen e vendimit datë 20 shkurt 2006 dhe ka lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Rrethit Shkodër datë 4 maj 2005. Kështu është lënë në fuqi vendimi për dënimin e Hajdarit me 16 vjet burgim për veprën penale të “Vrasjes me dashje” e kryer në bashkëpunim, dhe “mbajtjes pa leje të armëve dhe municioneve luftarake”. Ilmir Hajdari, në bashkëpunim me Xhabir Shega dhe Kujtim Barbullushi, të dy këta të arrestuar më 4 maj 2005, më 21 tetor 2001, rreth orës 19:00, në lagjen “Partizani”, Shkodër, kanë vrarë me armë zjarri Indrit Bajrin.

12 Qershor 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›