E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vrasja e 18-vjeçarit në Laprakë, prangoset autori, në kërkim i vëllai



Vihet në pranga autori i vrasjes së 18-vjeçarit Jeton Ferhati, ngjarje e ndodhur paraditen e djeshme në Laprakë. Policia ka arrestuar si autor të krimit shtetasin Elvis Meta, 24 orë pas ngjarjes së rëndë. Mësohet se i riu është arrestuar pranë zonës së quajtur Bregu i Lumit dhe në aksionin e policisë kanë marrë pjesë rreth 200 forca policie. 18-vjeçari Jeton Ferhati, nxënës në vitin e dytë në gjimnaz gjeti vdekjen nga goditjet me thike në brinjë dhe në zemër. Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur pas një grindjeje banale për shkak të një debati lidhur me shpejtësinë e lëvizjes me motor. Policia ka identifikuar dy vëllezër si autorë të vrasjes së ndodhur dje paradite në Laprakë të Tiranës. Viktima i cili ka gjetur vdekjen nga goditjet me thika në brinjë dhe në zemër është Jeton Ferhati, 18 vjeç nxënës në vitin e dytë në gjimnaz (1 vit mbetës). Policia ka shpallur në kërkim si autorë të vrasjes vëllezërit Elvis dhe Ervin Meta, respektivisht 24 dhe 22 vjeç. Fillimisht, policia kishte shoqëruar tre persona, të cilët përngjanin me autorët dhe u dyshuan se ishin ata, por në njoftimin zyrtar ajo deklaroi se ishin lënë të lirë të shoqëruarit dhe publikoi identitetet e të dyshuarve kryesorë. Deri në orët e vona të mbrëmjes së djeshme, policia vazhdonte me kontrolle në banesat ku dyshohej se fshiheshin autorët, por pa mundur të binin në gjurmët e tyre.

12 Qershor 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›