Qeveria, projekt-ligj për mbrojtjen e dëshmitarëve
Kushtet impononin abrogimin e ligjit nr. 9205 të hartuar plot pesë vjet më parë. Në mbrojtje merren ata që kanë kryer krime me dashje kur ligji parashikon më shumë se 4 vjet burg
Luan Kondi
Tiranë – Kur kanë kaluar 5 vjet nga hartimi i Ligjit “Për mbrojtjen e dëshmitarëve dhe dëshmitarëve të Drejtësisë”, qeveria ka hartuar një projektligj të ri për t’u përshtatur kushteve aktuale dhe nevojave që ka Drejtësia Shqiptare. Ky ligj synon rregullimin e masave të posaçme, të përkohshme dhe të jashtëzakonshme, mënyrës dhe procedurave e mbrojtjes së dëshmitarëve dhe të bashkëpunëtorëve të drejtësisë, si dhe organizimin, funksionimin, kompetencat dhe marrëdhëniet ndërmjet organeve të ngarkuara për propozimin, vlerësimin, miratimin dhe zbatimin e programit të mbrojtjes.
Ligji
Në nenin 2 përcaktohet edhe fusha e veprimit të ligjit ku thuhet se dispozitat e tij janë të zbatueshme për procedimet penale për krime të kryera me dashje, për të cilat ligji parashikon dënim me burgim jo më pak se 4 vjet, në minimum. “Rrezikshmëria e këtyre krimeve dhe e autorëve të tyre duhet të jetë e tillë, që të justifikojë kryerjen e shpenzimeve të nevojshme, për mbrojtjen e një ose të disa personave”, -thuhet në ligj. Ligji merr edhe një herë përcaktimin e termave; “Programi i mbrojtjes”, “Dëshmitar i drejtësisë”, “Bashkëpunëtor i drejtësisë”, “Persona të lidhur”, “Persona të mbrojtur”, “Gjendje rreziku”. Në kreun e dytë të ligjit përcaktohen organet përgjegjëse për mbrojtjen e dëshmitarëve dhe të bashkëpunëtorëve të Drejtësisë që janë: Komisioni për vlerësimin e programit të mbrojtjes së dëshmitarëve dhe bashkëpunëtorëve të drejtësisë dhe Drejtoria e Mbrojtjes së Dëshmitarëve dhe Bashkëpunëtorëve të Drejtësisë. Drejtoria e Mbrojtjes së Dëshmitarëve është organi përgjegjës për përgatitjen, ndjekjen dhe zbatimin e programit të mbrojtjes së Dëshmitarëve dhe Bashkëpunëtorëve të Drejtësisë, si strukturë e posaçme qendrore e Policisë së Shtetit, pranë Departamentit për Hetimin e Krimeve, në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit. Më tej përcaktohen edhe detyrat e kompetencat e kësaj drejtorie si dhe përbërja e komisionit për vlerësimin e programit të mbrojtjes së dëshmitarëve dhe të bashkëpunëtorëve të drejtësisë. Komisioni bën vlerësimin e propozimeve për pranimin në programin e mbrojtjes, ndërprerjen ose përfundimin e këtij programi. Komisioni kryesohet nga zëvendësministri i Brendshëm dhe në përbërje ka: një gjyqtar zëvendëskryetar, dhe anëtarë drejtori i drejtorisë, një prokuror dhe një oficer të policisë gjyqësore të Policisë së Shtetit.
Masa e mbrojtjes
Në ligj përcaktohen edhe kushtet për zbatimin e programit të mbrojtjes dhe më konkretisht ajo realizohet atëherë kur zbatimi i masave të zakonshme të mbrojtjes për dëshmitarin ose bashkëpunëtorin e drejtësisë nuk është i mjaftueshëm dhe i përshtatshëm, nëse ai pranon të bashkëpunojë me vullnet të lirë me prokurorinë dhe gjykatën, dhe, nëpërmjet deklarimeve dhe/ose dëshmisë së vet të plotë, të bërë pa kushte dhe rezerva, të japë të dhëna të bazuara, që përbëjnë prova vendimtare për zbulimin, hetimin dhe gjykimin e krimeve dhe të autorëve të tyre. Zbatimi i programit të mbrojtjes për dëshmitarin ose bashkëpunëtorin e drejtësisë vendoset vetëm nëse ai ndodhet në gjendje rreziku, është i përshtatshëm për t’u përfshirë në program dhe me vullnetin e vet të lirë pranon e merr pjesë aktivisht në zbatimin e tij. Përshtatshmëria ka të bëjë me kushtet psikologjike, sociale dhe fizike dhe dëshmitarit ose të bashkëpunëtorit, të cilat duhet të jenë të tilla, që të krijojnë besim se ai do të zbatojë rregullat e programit të mbrojtjes dhe nuk do të vërë në rrezik jetën e shëndetin e vet, jetën e shëndetin e personave të tjerë. Nëse ka mundësi ndaj tij merret masa e ndryshimit të vendbanimit, si dhe e programit, në tërësi. Të drejtën e propozimit për marrjen në mbrojtje të dëshmitarit dhe bashkëpunëtorit të Drejtësisë e ka Prokurori i Përgjithshëm i cili sqaron arsyet pse duhet vepruar kështu. Me marrjen e propozimit, kryetari i komisionit ngarkon drejtorinë të kryejë vlerësimin e kushteve, fizike dhe psikologjike, të personit të propozuar për t’u pranuar në programin e mbrojtjes. Pesë ditë pas propozimit thirret mbledhja e komisionit dhe vendimi i këtij të fundit nuk duhet të jepet më larg se dhjetë ditë nga mbledhja e parë. Ligji përcakton edhe rastet kur ndërpritet programi.
Masat e mbrojtjes
1. Drejtoria vendos për personat e mbrojtur zbatimin e një ose të disa prej masave të posaçme të mbrojtjes, si:
a) Ndryshimi i identitetit;
b) Ndryshimi i vendbanimit;
c) Dhënia e dokumenteve të rreme;
ç) Mbrojtja e përkohshme e identitetit, e të dhënave dhe dokumenteve;
d) Dhënia e dëshmisë me një identitet tjetër dhe administrimi me mjete të veçanta, për deformimin e zërit a të pamjes së tij, dhe forma të tjera, të caktuara sipas ligjit;
dh) mbrojtja, fizike dhe teknike, në vendin ku qëndron personi, si dhe gjatë lëvizjeve të tij, përfshirë edhe ato për përmbushjen e detyrimeve ndaj organeve të drejtësisë.
2. Drejtoria mund të vendosë që, përveç masave të posaçme të mbrojtjes, të zbatojë për personat e mbrojtur edhe një ose disa prej masave të mëposhtme ndihmëse:
a) Rehabilitimi social;
b) Dhënia e ndihmës financiare;
c) Rikualifikimi profesional;
ç) Dhënia e këshillave dhe e ndihmës së specializuar ligjore;
d) Masa të tjera, që mund të çmohen të nevojshme për rastet konkrete.
12 Qershor 2009