E Shtunë, 31 Tetor 2026

Buzëqeshja e shpëton Jessican nga gjoba

Jessica Alba  nuk buzëqesh për këdo -  por mëngjesin e së mërkurës nuk ka kursyer buzëqeshjen kur policët e kanë ndalur në komunikacion në Los Angeles. Dhe nuk ka qenë e papritur kur e kanë lënë të vazhdojë vetëm me një vërejtje.

Burimet e forcave ligjore thanë që Alba është ndaluar për shkak të shpejtësisë në Beverly Hills. Alba është arsyetuar se ka shpejtuar për t’i shmangur paparacët.

Na kanë thënë që Alba ka qenë jashtëzakonisht bashkëpunuese dhe e buzëqeshur gjatë ndalimit dhe kështu e kanë lënë të vazhdojë vetëm me një vërejtje, por policët i kanë thënë që shmangia nga paparacët nuk është arsye për të shkelur ligjin.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›