E Shtunë, 31 Tetor 2026

Paris e dehur ne Rio, kendon dhe rrezohet

Paris Hilton ka arritur te terheqe serish vemendjen e kamerave. Kete here ne Rio de Janeiro, nepermjet nje situate te sikletshme: trashegimtarja qe gjendjej ne Brazil per te promovuar nje marke birre, ka marre superxhiro duke kercyer nen efektin e alkoolit.
Dhe e gjithe ngjarja ka ndodhur ne syte e dhjetra personave dhe fotografeve. Gjate performances se saj, ne cilen ka kenduar edhe disa kenge te Michael Jackson dhe Lady Gaga, ka perfunduar ne toke ne pisten e kercimit. Hilton mund te kishte qendruar aty gjate gjithe kohes po te mos ishte per te dashurin e saj te momentit, 25 vjecarin Doug Reinhardt, qe e mori ne krahe dhe e coi ne hotel.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›