Promovohet libri i Enver Bytyçit "E Drejta e Vetvendosjes"
Kosova në 17 shkurt feston dy vjetorin pavarësisë e saj. Një pavarësi e kërkuar nga shqiptarët ndër shekuj, pavarësi e cila do të vinte pas përpjekjeve të përgjakura dhe luftrash të shumta. Për të përjetësuar këto ngjarje që nga filli i konfliktit midis shqiptarëve dhe serbëve e për të aritur deri në ditën e lirisë së saj Enver Bytyçi ka promovuar librin e tij "E Drejta e Vetvendosjes, Rasti i Kosovës" një libër studimor i cili i kushtohet problemit të Kosovës. Për autorin ky libër u shkruajt para se Kosova të merte pavarsinë dhe shumë tematika kanë rezultuar si alternativë e zgjidhjes së kësaj çështje.
Autori sjell në librin e tij të dhëna, dokumente, argumente e kundërargumente të cilat përpiqen ti japin shpjegim pyetjes se a e meritojnë shqiptarët pavarsinë e Kosovës. Për ministrin e MTKRS Ferdinand Xhaferi pavarësia e saj solli një epokë të re në marrëdhëniet ndërkombëtare.
Libri u promovua në ambjentet e Ministrisë së Turizmit Kulturës Rinisë dhe Sporteve me pjesmarjen e studiuesve, historianëve dhe shkrimtarëve kosovar dhe shqiptar. I pranishëm ka qënë edhe ambasadori i kosovar akredituar në Tiranë Gazmend Pulaj.