E Shtunë, 31 Tetor 2026

Park-Chu, një hap afër Arsenalit

Nga Express më 29 gusht 2011 në ora 16:43

Arsenali pritet që të kompletoj transferimin e kapitenit të Koresë së Jugut, Park – Chu- Young nga Monaco, të hënën.

Park ka kaluar pjesën e dytë të testeve mjekësore në qendrën për trajnim në London Colney të dielën dhe është pajtuar me kushtet e kontratës që ja ka ofruar klubi nga Premier Liga, edhe pse jugkoreani ishte shumë afër kalimit tek kampioni i Francës, Lille.

“Më është dashur të marrë një vendim mes Arsenalit dhe Lilleit. Por, vendimi që kam marrë mendoj se nuk është i keq”, tha ai me të ardhur në Londër.

Transferimi i Park nuk do t’i kushtoj më shumë se tre milion funte Arsenalit.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›